Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë pasur një përplasje në distancë. Lapaj thotë se Shehajn e shohin njerëzit si biznesmen dhe nuk lëvizin nga vendi pa i dhënë para.
“Po mirë mo ç’ti them unë zotit Shehaj tani që e dëgjova dhe më bëri përshtypje. Ai ka 8 vjet deputet dhe unë prapë i them i ri sepse unë nuk e konsideroj palë të atyre që kanë firmosur vjedhjen e Shqipërisë. Të shohin si biznesmen more zotëri dhe nuk lëvizin nga vendi pa u dhënë lekë ti. Nuk jemi e njëjta gjë zotëri dhe unë prapë po të shtrij dorën”,-tha Lapaj në një podcast.
Shehaj i thotë që Lapaj ti bëjë të fala Ramës. ”Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës, Adriatik”, deklaroi Shehaj.