Mario Mitaj do jetë pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite të paktën deri në verën e 2028-ës. Arabët paguan 4 milionë euro në llogarinë e Lokomotivës së Moskës për të blerë mbrojtësin 21-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili ishte pjesë e tyre në huazim për pesë muajt e shkuar.
Tanimë pjesë e formacionit dhe një lojë bindëse kanë bërë që drejtuesit mos kursehen për një prej emrave të rëndësishëm që kanë në ekip. Kësisoj trajneri Laurent Blanc do mund të ketë alternativë në ekip edhe Mitaj, duke e përdorur veç pozicionit të mbrojtësit të majtë, edhe në mesin e fushës.
I dalë nga moshat e AEK-ut të Athinës, Mitaj spikati në klubin grek dhe në verën e 2022 u ble nga rusët e Lokomotivës së Moskës, aty ku konfirmimi si një emër i rëndësishëm në futboll e bëri që të meritonte një ftesë nga Sylvinho, duke qenë pikë fikse në Kombëtare, për të luajtur deri në këto momente 22 ndeshje.