SHQIPËRI- Edhe të dielën, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.