Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t’i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e urrejtjes në platformat e saj. Lajmet e rreme nuk duhet të ndikojnë zgjedhjet dhe formimin e opinionit ishte kredoja që shpalli asokohe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Tani Zuckerbergu po heq dorë qartësisht nga idealet e tij të mëparshme – dhe dëshiron t’i ridizajnojë Facebook-un dhe Instagram-in sipas shembullit të platformës X. Në një video-mesazh Zuckerberg-u njoftoi se në të ardhmen në platformat e tij nuk do të ketë më kontroll dhe verifikim lajmesh.
Do të ketë “rregulla më të thjeshta” dhe “më pak kufizime” – njoftoi Zuckerberg duke përdorur terma luftarakë populiste të djathta, të cilat i përdor vazhdimisht edhe pronari i X, Elon Musk.