a kaluar as 24 orë janë mbledhur rreth 35 mijë dollarë në “Gofundme” krijuar nga Elton Ilirjani për këngëtaren Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut. Numri i konteibuesve ka kaluar mbi 500, disa prej të cilëve kanë dhuruar mbi 1 mijë dollarë.
“E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale” thotë Elton Ilirjani.
“Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.”
“Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.”
“Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.”
“Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.”