Armaldo Kllogeri, i njohur si ‘Maestro’ ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.
Me ironi tenori shprehet se ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’, duke nënkuptuar pushimin e tij nga puna gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës në realityshow-n, Big Brother Vip 2, me arsyetimin se i kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar.
“Karma it’s a b*tch. Besoj e keni marrë vesh para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllekut, drejtoresha e TOKB. Ej, Zoti vononka, por nuk harronka. Duhet ta dini se populli thotë ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’”, shkruan ai.
Më tej shprehet se shpreson “që me ardhjen në detyrë të drejtuesit të ri të TOKB, mua të më hapet drita jeshile dhe të rikthehem në vendin që më takonte”.
Kujtojmë se Kllogjeri ka hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.
“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?
Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…
Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, ka deklaruar në shtator tenori, i cili shtonte se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”.