Kardiokirurgu Edvin Prifti i ftuar në “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus u shpreh se është mjaft i zhgënjyer se si u trajtua në Shqipëri.
Me një eksperiencë ndërkombëtare, ku për 12 vite kishte punuar në spitalet më të mira në Itali, Kanada dhe SHBA, kardiokirurgu Prifti u kthye në Shqipëri, por nuk gjeti atë që shpresonte.
Borakaj: Më bëri përshtypje te kjo pjesa e shkencëtarëve që po flisnim më parë për rankimin botëror emri juaj është i pari, është edhe Genc Byrazeri, jeni të dy në SPAK, është pak ironike qasja që ka Shqipëria në raport me shkencëtarët dhe në raport me shkencën, jeni i zggënjyer nga vendi juaj?
Borakaj: Ndjeheni i zhgënjyer.
Prifti: Mendoj që unë kur kam ardhur në Shqipëri, kur u ktheva pas 12 vitesh.
Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?
Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.