Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha nga burgu 313 se, arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.
I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij, Meta u përgjigj:
“Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua” u shpreh Meta, në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania.