InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Buxheti 2025 është antisocial’, Blushi: 777 miliardë lekë për PPP-të korruptive, thërrime për pensionistët

8 Nëntor, 2024
in Politikë
A A
‘Buxheti 2025 është antisocial’, Blushi: 777 miliardë lekë për PPP-të korruptive, thërrime për pensionistët

Partia e Lirisë thotë se buxheti për vitin 2025 është një buxhet antisocial, pas paratë shkojnë për PPP-të korruptive dhe jo për rritje pagash apo pensione.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së çmimeve.

Po ashtu, Blushi shprehet se Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë e cila është  në hetim.

“Ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, të cilët sërish mashtrohen, përbuzen dhe përjashtohen nga kjo Qeveri, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë Euro të këtij buxheti serviren si një tortë që Qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime  për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë.

Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash.

Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së çmimeve.

Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm në 1.6 miliardë Lekë ose një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% ku ndërkohë  vetëm niveli I inflacionit I parashikuar për vitin  2025 është 3%.

Buxheti I vitit 2025 është tregues real I mashtrimit të radhës të Kryeministrit Edi Rama mbi premtimin se do të ketë indeksim të plotë për çmimet dhe një rritje për shkak të rritjes reale të ekonomisë.

Qeveria tregon edhe njëherë se ndërsa i indekson sit ë ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3%, nuk indekson pagat dhe as pensionet me po ate vlerë për të mos lejuar uljen e fuqisë blerëse apo varfërimin e mëtejshëm”, tha Blushi.

Blushi tha gjithashtu se fondi I ndihmës ekonomike është planifikuar në ulje, pasi numri I familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet gjithashtu në ulje.

“Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond që për fat të keq vijon të ulet nga viti në vit, pavarësisht se numri I te papunëve vijon të rritet në mënyrë progresive.

Ndërkohë nuk ka asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfra dhe më në nevojë të shoqërisë, por ndërkohë që pensionistët, të papunët, shtresat më në nevojë janë të përjashtuara nga mbështetja shtetërore, është fakt që kjo Qeveri është më e vendosur edhe se një vit më parë për të vijuar korrupsionin e përbindshëm, për të vijuar vjedhjen skizofrenike të taksave të shqiptarëve dhe këtë e vërteton fakti që shpenzimet për koncesionet me financim buxhetor do të rriten këtë vit, pra nga një anë nuk kemi rritje të pensioneve, nuk kemi rritje të pagave, nuk kemi rritje të mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë , por kemi shtim të financimit buxhetor të Qeverisë për koncesionet dhe projektet korruptive apo PPP- të e famshme që nuk janë gjë tjetër veçse një mjet për zhvatjen e taksave të shqiptarëve.

Konkretisht Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë e cila është  në hetim. Parashikon të shtojë 1.9 miliardë Lekë për një tjetër aferë që vijon të gllabërojë taksat e shqiptarëve që është koncesioni i sterilizimit

Parashikon të shtojë 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore kur tashmë është e provuar që fondet e dedikuara për shëndetësinë nuk janë në shërbim të premtim-mashtrimit të madh të Edi Ramës për shëndetësinë falas, por shkojnë vetëm në xhepat e Oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe për më keq akoma, në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet një shtesë fondi 1.3 miliardë lekë për Inceneratorin fantazmë të Tiranës, çka fakton edhe njëherë se pronarët faktik të saj janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj, pra 0 rritje për pagat , pothuajse 0 rritje për pensionet dhe plot 1.3 miliardë Lekë për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Totali i kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë Lekë ose më I larti dhe se sa buxheti total I vitit të kaluar”, perfundoi Tedi Blushi.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com