InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Rama në krye të Shkencës bashkë me disa ministra”, – PD denoncon propozimin për LIGJIN e ri të qeverisë: Shkelje e kushtetutës!

9 Tetor, 2024
in Politikë
A A
“Rama në krye të Shkencës bashkë me disa ministra”, – PD denoncon propozimin për LIGJIN e ri të qeverisë: Shkelje e kushtetutës!

Deputetja e PD, Ina Zhupa përmes një deklarate nga selia e Kuvendit denoncoi dhe interpretoi kundërshtimet e forcës së saj politike për projektligjin e qeverisë mbi kërkimin shkencor dhe dëmet, siç u shpreh ajo, që ligji sjell nëse miratohet siç e kanë hartuar”.

Deklarata e Ina Zhupës:

1- Centralizimi, politizimi i shkencës. Drejtimi i Këshillit Shkencor nga Kryeministria dhe mundësua për një ministri shkence.

Neni 8 pika 1- Ministria vlerëson veprimtarinë kërkimore të institucioneve të
kërkimit shkencor.
Nenj 10 pika 1-Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor drejtohet nga
Kryeministri dhe përbëhet nga 19 anëtarë, si më poshtë vijon:
a) Ministri përgjegjës për shkencën;
b) Ministri përgjegjës për inovacionin;
c) Ministri përgjegjës për energjinë;
ç) Ministri përgjegjës për bujqësinë;
d) Ministri përgjegjës për shëndetësinë;
dh) Ministri përgjegjës për mbrojtjen;
e) Ministri përgjegjës për mjedisin;
ë) Katër përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë;
f) Kryetari dhe tre përfaqësues të Akademisë së Shkencave;
g) Dy përfaqësues të qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore;
gj) Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe
Inovacionit;
h) Përfaqësuesi i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Rama në krye të Shkencës, bashkë me Ballukun, Kumbaron, Vëngun, Denajn,Gonxhen, Manastriliun, Kociun.

Raporti 19 me 3! 16 janë Rama dhe përfaqësues politik të zgjedhur nga ai dhe vetëm 3 janë nga konferenca e rektorëve, të vetmit që kuptojnë dhe merren me shkencë.

Biles për ironi Ministria e Bujqësisë ka 3 përfaqësues, veten dhe dy të tjerë që i zgjedh ministria dhe është njëlloj sa gjitha IAL private dhe publike.

Po zhdukin cdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.

Vetëm në sistemet parti-shtet, ndodh sic e ka parashikuar ky ligj që vlerësimin e punës shkencore e bën ministria, dmth e bën partia shtet.

P/L ka përcaktuar nivelet e politikëbërjes (Këshilli i Ministrave, Ministria përgjegjëse për shkencën), të këshillimit (KKSH si organ këshillimor i ndëmjemë), por nuk e shtjellon Nivelin e manaxhimit të sistemit të shkencës. Ligji përmend Agjencinë e Kërkimi Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) si një agjenci aktuale nën MAS si ministry përgjegjëse për shkencën. Në fakt kjo Agjenci me statusin që ka, nuk përmbush plotësisht kriteret për të qenë një agjenci autonome, e barazlarguar nga palët, objektive në manaxhim dhe që garanton realizimin e lirisë së kërkimit.

2- Financimi dhe selektimi politik

Koncepti i këtij ligji nëpërmjet centralizimit dhe vlerësimeve politike duket sikur synon të mbështetë vetëm një grup të kufizuar (pse të seleksionuar!) të komunitetit akademik për kërkim shkencor dhe nuk niset nga parimi themelor që duhet ketë : Dija në universitete duhet të mbështetet në krijimtarinë shkencore të cdo pedagogu!

Me këtë projektligj nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj.

MAS nuk mund të bëj vlerësim të projekteve dhe kërkuesve të vecantë sepse është një institucion politik ekzekutiv, cka do të masakronte kërkuesit politikisht të padëshiruar në një vend të vogël si Shqipëria (pra do të ishte kundër Parimet bazë të sistemit të shkencës dhe të kërkimit shkencor, të përcaktuara në Nenin 4)

3- Shkelja e kushtetutës dhe e dy ligjeve në fuqi (ligjit të arsimit të lartë dhe ligjit të akademisë së shkencave)

Në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike, i cili në pikën 1 të tij përcakton:

“Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë”.

Tashmë ky ligj kundërshton dhe ska asnjë përputhje me dy ligje të tjera, atë të Akademisë së Shkencave dhe atë të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

4- Shkatërrimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë, sidomos universiteteve

IAL sot, de fakto, përbëjnë mbi 90 % të sistemit të shkencës dhe ndoshta mbi 90 % të të gjithë burimeve njerëzore që punojnë në fushën e kërkimit, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit. Ky ligj i anashkalon sistemin e arsimit të lartë (AL), sidomos institucionet me status ”Universitet”, apo të ulte peshën e tyre në sistemin e shkencës dhe eshte i gabuar dhe me pasoja për vendin.

5- Injoron komunitetin shkencor ne diasporë

Së fundmi, Sistemi i AL dhe gjithë sistemi i shkencës duhet të konsideroj faktin se Shqipëria ka sot një komunitet shkencor në diasporë, i cili, është ndoshta po kaq në numër sa ai që është në Shqipëri, nëqoftëse do të konsiderojmë edhe specialistët me kualifikime shkencore (mjekë, profesionistë të tjerë të shëndetësisë, inxhinierë, IT, matematikanë, kimistë, fizikantë, specialistë të bujqësisë dhe ushqimit, ekonomistë, sociologë), të cilët punojnë aktualisht si specialistë në fusha të ndryshme jashtë vendit, të rinj që doktorojnë apo kryejnë studime pasuniversitare, kërkues, pedagogë madje edhe profesorë në universitete dhe qendra shkencore të vendeve të tjera. Ne mendojmë se ky ligj duhet të krijojë hapësirë sa më të madhe për të tërhequr kontributin e diasporës shkencore shqiptare në të gjitha format e Brain Gain, Brain Circulation, etj., kontribut i cili do të ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimim afatgjatë të vendit tonë.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com