InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

PD mbledh urgjent Këshillin Kombëtar/ Berisha: E vërteta e burgosjes së Ervin Salianjit

29 Shtator, 2024
in Politikë
A A
PD mbledh urgjent Këshillin Kombëtar/ Berisha: E vërteta e burgosjes së Ervin Salianjit

Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të diele Këshillin Kombëtar të saj. Në një fjalim të mbajtur online nga banesa e tij, kryetari Sali Berisha u ndal gjatë tek burgosja e deputetit Ervin Salianji.

“U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij. Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge. 

Ervin Salianji pas këtij akti qytetar, pas këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafaj dhe vëllazërisë Rama, dëbimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë” – tha Berisha.

Sipas Berishës e vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve.

“Prej denoncimit kurajoz të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj sot gjendet prapa hekurave në Itali, pikërisht për trafik droge. Vlora dhe Shqipëria kanë një kriminel më pak. Por për gjykatën politike personale të Edi Ramës, për gjykatën e sunduar nga krimi i organizuar, me urdhër të partisë, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, si një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies të vëllazërive mafioze Rama-Xhafaj në Shqipëri” – tha Berisha.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com