Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është vetëdorëzuar rreth orës 17:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas dënimit të marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Apelit.
Ai është pritur para godinës së Policisë së Tiranës nga dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët i takoi dhe i dhanë mbështetje në momentet e fundit të lirisë. Salianji u shpreh nga Policia e Tiranës se sakrficia e tij nuk do të shkojë dëm.
“Kjo betejë nuk përfundon këtu. Asnjë sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta Nuk është e lehtë. Shumë demokratë e qytetarë që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e kësaj qeverie, përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjeve, doganave, policisë, varfërisë, banditëve. Ne do t’i çmontojmë. banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë.”, tha deputeti para Policisë.
“Ervin mos u dërozohu, të njohim të fortë siç je” apo “Rama ik, poshtë diktatura” ishin disa prej thirrjeve të qyterarëve që ishin mbledhur para Policisë së Tiranës. Ervin Salianji shoqërohej nga avokatët e tij Ledio Braho dhe Marash Logu.
Deputeti i PD-së u prononcua për mediat edhe pasi doli nga selia blu, teksa u shpreh se betejën kundër të keqes do ta bëjë edhe nga qelia e burgut.
“Çdo përpjekje që kam bërë dhe do bëj është për interesin publik, këta s’do ngopen me të keqen, ne s’do ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë demokracinë ku të sundojë shteti i së drejtës. Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplaste që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen edhe në këtë peng marrje banditeske kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty. Beteja do jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ne s’jemi siç thotë Edi Rama, që më të mirë se ne s’ka, ne jemi më të mirë se ta.” – tha Salianji.
Gjykata e Apelit dënoi ditën e djeshme me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.
Grupi Parlamentar i PD-së mori vendimin në mënyrë unanime ditën e sotme për t’u ngujuar në selinë e PD-së dhe të mos e linin Ervin Salianjin që të vetëdorozohej, për shkak të vendimit të padrejtë, por më pas respektuan vendimin e kolegut të tyre, i cili vendosi të shkojë vetë në Polici
Ervin Salianji pritet ta ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. Pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, e më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.