Nga Imeldi Sokoli
Me që retorika mbi projektin e hyrjes së qytetit të Shkodrës ka kaluar në drejtim të paditur dhe është përzier më shum me politikë sesa me hallin e qytetit e ndjej të arsyeshme për të dhënë opinionin tim për shkak edhe të detyrës sime në lidhje me trajektoren që kishte ky projekt nga fazat e para të idesë e deri më sot si dhe me proçedurat e zbatimit të tij.
Së pari një projekt i tillë nuk i atashohet dot asnjë kandidati për kryetar apo kryetari bashkie sepse asnjë bashki nuk ka buxhet ta investojë këtë projekt me buxhetin e vetë institucionit të bashkisë këtë e them sepse oferta politike e fundit u propagandua se ky projekt vjen në Shkodër si rrezulat i ardhjes së kryetarit të bashkisë i cili në fakt ska asnjë instrument në dorë por ka vetëm ndihmën nga pushteti qendror e cila në fakt në çdo shtet normal duhet të ishte e pranishme pavarsisht krahut politik të bashkisë.
Ky fakt e vë në një kontekst krejt tjetër diskutimin e projektit të hyrjes së qytetit, atë të qeverisjes qendrore e cila ka konsumuar gati 12 vite pushtet apo gati 55 miliard euro buxhet (që nga viti 2013) kujtohet që diçka mund të vijë edhe në Shkodër edhe këtë me kusht që kandidati i tij të votëbesohet.
Projekt- ideja e hyrjes së qytetit të Shkodrës apo e zonës së pazarit të vjetër zë fill në vitet 2018-2019 kur problem kryesor ishtë integrimi bypassit perëndimor të qytetit me zgjidhjen teknike të trafikut në hyrje të qytetit moment kur problemi i trafikut trazit të qytetit kishte filluar të bëhej evident. Zgjidhjes së nyjes së trafikut u mendua që ti shtohen edhe shërbime ndihmëse me hapësira publike të reja në zonën e lulishtes së pazarit. Në vitin 2020 edhe si pasojë e fushatës zgjedhore në afrim qeveria vendos të bëjë një projekt ide duke u munduar të hedhë një kartë fushate për Shkodrën.
Në shtator 2020 projekti hapet për tenderim https://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/455 dhe po ashtu ky tender anullohet shum shpejt me arsyen e stisur që për zhvillimin e kësaj zonë do të duhet një projekt integral I të gjithë zonës. https://www.shkodraweb.com/anulohet-tenderi-per-hyrjen-e-qytetit-te-shkodres-duhet-nderthurje-me-lotin-2-te-bypass-it-te-shkodres/
Më pas me rritjen e promovimit të figurës së krytarit aktual filloi inisiativa e qeverisë për hartimin e projektit ekzistues i cili flitet edhe sot. Në këtë kontekst pyetja ime është pse projekti i vitit 2020 është me pak integral se sa projekti aktual sepse si konsideratë teknike asnjëri nga projekt idetë nuk e zgjidh trafikun në hyrje të qytetit por vetëm i shton një hasirë që gjelbër të kukurar qytetit. Projekti aktual është një projekt që ka volume të mëdha betoni në ballinën ujore gjë që e bën jo të qëndrueshëm kundrejt eventeve të përmbytjeve dhe ska lidhje me konceptet e aftësisw ripërtëritëse (reziliencës) që lidhjen me çështjet e ndryshimeve klimaterike apo konceptet e neutralitetit të emetimeve të gazarve serrë.
Vijmë në vitin 2023, krytari i ri është përzgjedhur dhe krytari i a atribuon vetes projektin gjë e cila është propagandë sepse zbatimi i këtij projekti i atribuohet FZHSH. Në Nëntor 2023 shpallet fituesi i tendërit (loti 1) për hyrjen e qytetit me afat 16 muaj https://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/827 po ashtu në këto momentë që flasim kemi edhe dy procedura tenderimi të hapur në lidhje me zonën që janë: projekti për zonën ligatinore të liqenit dhe ndërtimi i muzeut të lundrimit projekte të cilat janë pjesë e konceptit të projektit të hyrjes së qytetit. https://scantv.al/park-ligatinor-investime-ne-hyrje-te-liqenit-te-shkodres-berzh-hap-tenderin-synohet-rritja-e-ofertes-turistike-te-zonave-natyrore/ përkatësisht në 29 qershor 2024 dhe https://monitor.al/turizmi-nga-cezma-e-tarikos-ne-tomorr-tek-muzeu-i-lundrimit-ne-shkoder-hapet-gara/ 4 korrik 2024.
Ndërkohë në momentet që flasim pavarsisht se kemi një tender i cili normalisht do të duhej të kishte filluar punimet në nentor dhe dy procedura të tjera të hapura tenderimi, projekti në tërësi rrezulton pa leje ndërtimit. AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit) ka publikuar lejen e zhvillimit me datë 4 Prill 2024 dhe e ka zbardhur me datë 26 qershor 2024 ndërkohë sipas ligjit 107/2014 Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit neni 3 pika 17 Leja e Zhvillimit konsiston në fazën paraprake dhe përgatitjen për Leje Ndërtimi. Në një kohë që AZHT nuk ka kaluar në KKTU (Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit) një leje ndërtimi për projektin në fjalë nuk mund të ndërmarrë veprime për prishje objektesh në mungesë të lejes së ndëtimit. Po ashtu pa patur leje ndërtimit procedurat e tenderimit janë të pavlefshme dhe afatet e zbatimit janë nul. Kjo katrahurë institucionale ka edhe një çudi tjetër nga hartimi i projektit deri në fazën e lejes së zhvillimit, projektit të hyrjes i ështe atashuar edhe një ide e ndërtimeve nga ana tjetër e bregut të bunës në hapsirën mes dy urave të cilat nuk kanë patur asnjë proces konsultimi dhe ka hije dyshimi të forta për afera korruptive të lejohet ndërtimi i objekteve të ndryshme në zonën e bregut të Lumit Buna.
E vërteta është që edhe kur kjo qeverisje nuk ka më asnje alibi për ta persekutuar Shkodrën kjo miksohet me paaftësi institucionale dhe krijon bllokime të panevojshme në zhvillimin e projektit i cili është i mirëpritur si investim por po ashtu vjen si rrezultat i një procesi me gafa ligjore dhe proceduriale.
Foto 1: Projekti i hyrjes së qytetit i prezantuar nga studioja e projektimit
Foto 2 dhe 3: Leja e Zhvillimit e projektit dhe zona e shtuar në projekt e cila nuk ishte pjesë e projektit fillestar.