InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Këlliçi akuza për drejtuesit e qarqeve të PS

13 Shtator, 2024
in Politikë
A A
Këlliçi akuza për drejtuesit e qarqeve të PS

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë një analizë, sipas tij, të gjithë listës së drejtuesve politikë të Partisë Socialiste caktuar në qarqe për zgjedhjet e vitit 2025.

I ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, Këlliçi tha se për secalin prej tyre ka treguar fakte dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Sipas Këlliçit, lista e Partisë Socialiste përbëhet nga një grup i strukturuar kriminal.

Në Tiranë vijon të jetë Erion Veliaj, i njohur si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, shtabin elektoral gjysmën e ka në burg, gjysma pret të bashkohet për shkak të dosjes 5 D dhe 2 afera të tjera, shembja e teatrit kombëtar dhe humbja e jetës së Ardit Gjoklajt janë arsyeja pse individi në fjalë ka edhe 2 zonja të tjera.

Elisa Spiropali, lidhje e drejtpërdrejtë e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishte drejtor i ujësjellësit të Fierit ka marrë në punë këshilltarë të jashtëm të Klodian Zotos dhe i ka dhënë kompanisë së Zotos 4 miliardë Lekë tender. Kokë e këmbë e lidhur me Mirel Mërtirin.

Ogerta Manastirliu në 19 Shkurt të këtij viti ka qenë për 2 orë në SPAK dhe është pyetur për çështjen e sterilizimit, një nga çështjet më të diskutuara se a do ta mbajë Beqaj apo Manastirliu këtë faj. Arbjan Mazniku në 22 Korrik u thirr 2 orë në SPAK për dosjen 5 D, në vetë zbardhjen e vendimit të Apelit të Posaçëm rezulton se titullari i autoritetit kontraktor në gjysmën e tenderave të 5 D është zotëria në fjalë.

Belinda Balluku është thirrur 3 orë në SPAK për rolin e saj si titullar i autoritetit kontraktor në inceneratorin e Tiranës, ka dhënë sqarimet e saj. Dhe unë kam dhënë sqarime për disa shkresa që zonja në fjalë ka bërë publike. Mos harroni 2 skandalet e mëdha, tuneli i Llogarasë, me tek goditje janë vjedhur 50 mln Euro dhe mos harroni problemin e madh Thumanë-Kasharin dhe mos harroni anijet Tigri 1 dhe Tigri 2 në Vlorë.

Taulant Ballën nuk ka njeri që nuk e njeh që është i përfshirë në dosjen Toyota Yaris, është i përfshirë dhe në dosjen e prokurorit të Vlorës dhe e dini pse është ndaluar publikimi i dosjes, përfshihet emri i tij dhe i gjyqtarëve. Shumë shpejt do ja dëgjoni bëmat, njeriu më i lidhur mbase me bandat në Shqipëri prej 2 dekadash.

Emirjana Sako e ka falimentuar buxhetin e Durrësit. Benet Beci që i takon ta ketë Benet Bajrit. 184 më lart, Ulsi në Lezhë dhe përballë Ulsiut ke Gjekmarkajn. Ky dhe Gjekmarkaj.

Nuk e di pse ju vunë Pandeliut të shkretë, po nëse ka njeri aty që ka më pak akuza, por edhe ky e ka një problem me SPAK-un, përgjimin në Bashkinë e Kukësit në vitin e kaluar në dosjen e shërbimit informativ. Edhe unë habitem pse u mor Batoni me Pandeliun sepse Pandeliu mes tyre është më pak i fajshëm.

Edhe Peleshi është thirrur në SPAK për afera. Mirela Kumbaro ka rreth 23 dosje që janë të depozituara në SPAK dhe po hetohen si çështje. Blendi Çucin e ke për skandalin e Kombinatit të Poliçanit, dhe ky është thirrur në SPAK. Kjo është banda dhe grupi i strukturuar kriminal që drejton fushatën e PS-së.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com