Komisariati nr. 1 në Tiranë ka nisur hetim për deklaratat publike të aktivistes Adriana Kalaja, në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kjo pasi në fjalën e saj gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë Tiranë, avokatja Adriana Kalaja iu drejtua me fjalë kërcënuese Ramës, duke u shprehur:
“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, tha ajo në fjalimin e saj.
Rasti është referuar në Prokurori nën akuzën” kanosje për shkak të detyrës”.