Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin sot për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të Bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.
Pas shqyrtimit të çështjes, KQZ ka marrë vendimin që Fredi Beleri humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.
“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.
Celibashi: Secila prej palëve pjesëmarrëve mund të kenë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, por është fakt i pakundërshtueshëm sepse nuk ka asnjë provë për të provuar të kundërtën që në këtë proces KQZ nuk është futur për t’i shërbyer dikujt. Edhe pse vendimarrja shkon në interes të dikujt dhe kundër interesave të dikujt tjetër. KQZ është e tillë që kënaq interesat e të gjitha palëve. Ndjej nevojën për të bërë këtë sqarim për shkak të ndonjë kompleksiteti. Për të vazhduar me arsyetimin ligjor të këtij procesi administrativ dhe me vlerësimin ligjor të çfarë përmban në tërësi ky proces, do doja të thoja që KQZ është kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Duke e konsideruar të pranuar gjithë të drejtën e KQZ për tu marrë me këtë çështje, le të vijmë te thelbi i saj. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të ndalojë dhe të largojë të gjithë ata funksionarë publikë të mos kandidojnë, por dhe ata që e kanë marrë këtë funksion pubkli, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara.
Diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funskion pubkik dhe kryen vepër penale, a është ky ligj që vepron ndaj këtij personi? Ky është diskutimi dhe pikëpyetja që ju sollët. Nuk është çështja e KQZ se çfarë mund të bëjnë institucionet e tjera dhe vendimarrja e KQZ nuk është e kushtëzuar nga ajo që bëjnë institucionet e tjera. Ligjit të dekriminalizimit i nënshtrohen më shumë ata persona që e kanë marrë këtë detyrë. Jo vetëm për rastin e Beleri, por për këdo rast të ngjashëm kam keqardhjen që për shkak të këtij ligji të humbasin mandatin apo funksionet publike, por në fund të fundit ky është ligji. Nuk jam në pozitën për të komentuar se si kemi ardhur në këtë situtatë, por situata kjo është. Ndaj Belerit ka një vendim të formës së prerë dhe ligji të ndalon të kandidosh e aq më shumë ta mbash atë funskion publik. Me bindje të plotë, mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, zotit Fredi Beleri dhe shapllim të pavlefshëm këtë mandat.