Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të fshati Markatomaj. Si pasojë e goditjes të dy kanë përfunduar në anë të një are.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.