InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Altin Dumani vizitë në Britani: Bashkëpunimi me partnerët, element kyç në strategjinë për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar

1 Korrik, 2024
in Aktualitet
A A
Altin Dumani vizitë në Britani: Bashkëpunimi me partnerët, element kyç në strategjinë për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë zyrtare tre ditore në Britaninë e Madhe, ku pati takime shumë të frytshme me Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), z. Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police).

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK. Palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture. Zoti Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”.

Zyrtarët e lartë britanike vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Dumani, u ftua gjithashtu edhe nga Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI) në një tryezë të përbashkët të organizuar në bashkëpunim me Dr. Andi Hoxhaj OBE, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL). Zoti Dumani bëri një prezantim të aktivitetit të SPAK në prani të përfaqësuesve të Ministrisë se Jashtme (Foreign, Commonwealth & Development Office), agjencive ligjzbatuese britanike, shoqërisë civile dhe botës akademike me pjesëmarrës nga disa prej universiteteve më të njohura britanike.

Prezantimi u fokusua në punën dhe vështirësitë e SPAK dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dr. Zhilla, Këshilltari Ligjor pranë kabinetit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prezantoi disa nga sfidat që lidhen me hetimin e grupeve kriminale shqiptare dhe rëndësinë e një qasjeje të përbashkët në hetimin e krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe bashkëpunimin në tregjet kryesore kriminale në botë.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Arritjet kryesore të kësaj vizite përfshijnë forcimin e lidhjeve dhe një strategji me konkrete në fushën e bashkëpunimit midis palëve të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e hetimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit tek institucione te ndryshme britanike rreth rolit dhe rëndësisë së luftës së SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë këtu jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe botës akademike.

Të Lidhura

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com