Këtë javë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës.
Por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.
Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
![E hëna nis me diell dhe kalime vranësirash, por temperaturat sot](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1719814894x6682432a281c3tab-387.jpg)