Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas akuzave që rëndojnë me të, si e përfshirë në skemën e mashtrimit me të sëmurët me kancer. Këta të fundit mjekët i drejtonin në klinkat private në kryeqytet.
Ajo tha se në spitalin e Onkologjikut duhet të bëhen ndryshime rrënjësore për të ndryshuar sistemin shëndetësor në dobi të qytetarëve.
Nga ana tjetër, mjekja Pere mohoi në mënyrë kategorike të jetë e përfshirë në skemën e mashtrimit për të cilën është nën hetim.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë. Unë jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën timë nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në privat”, tha ajo.
Pacientët me kancer duhet të trajtohen në spitalin Onkologjik. Të hetohen të gjithë spitalet private për naivitetin që kryejnë. E falënderoj prokurorin për punën që bën. Unë do të prononcohem mbrapa. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Do të sqarohet gjithçka. Ju bëj me dije mediave se….Nuk punoj në asnjë klinikë private.
Një minutë….një nga një..Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Kam dhe pacient me kancer në familje. E di se çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet….jam shumë e lumtur me prokurorin, që e ka quajtur ‘rrugëtimi’. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Kush i ka drejtuar ata. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar…..Nuk jam e shkarkuar. Do të shkojë në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”, përfundoi mjekja.