InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sport

INTERVISTA/ Erion Bogdani “frikëson” kampionët e Europës: Ja sa shanse ka Italia për të fituar sot ndaj Shqipërisë

15 Qershor, 2024
in Sport
A A
INTERVISTA/ Erion Bogdani “frikëson” kampionët e Europës: Ja sa shanse ka Italia për të fituar sot ndaj Shqipërisë

Ai është Gigi Riva i Shqipërisë. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares kuqezi, pavarësisht se është tërhequr nga futbolli i luajtur njëmbëdhjetë vjet më parë. Erjon Bogdani, “gjiganti nga Tirana” (191 centimetra i gjatë, i lindur në 1977, ish-menaxher i sektorit të të rinjve të Palermos, i diplomuar për Ekonomi dhe Tregti) niset për në Dortmund ku sot në mbrëmje në Signal Iduna Park nuk do të mungojë në mbështetjen të kuqezinjve gjatë sfidës me Italinë. Para ndeshjes së mbrëmjes së sotme, ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Erion Bogdani ka dhënë këtë intervistë për mediat italiane:

Mes Italisë(aktualisht e nënta në renditjen e FIFA-s) dhe Shqipërisë (vendi i 66-të) diferenca është e tmerrshme…

“Kjo renditje nuk është aq e vërtetë sa renditja e tenisit ATP ku Sinner, Alcaraz, Djokovic dhe Zverev, vetëm për të përmendur më të mirët, nuk do ta kishin të vështirë të hiqnin qafe ata që janë kaq shumë prapa në renditje”.

Do të thuash që Shqipëria mund ta mposhtë Italinë?

“Në futboll çdo gjë është e mundur, ju luani me njëmbëdhjetë lojtarë, jo një kundër një. Ka shumë faktorë. Për shembull, ne kemi mjaft në favorin tonë.Para së gjithash, fakti që ne e nisim si jo favoritë, ndërsa Italia, kampionia në fuqi e Evropës. Presioni është mbi ta, ata kanë gjithçka për të humbur ndryshe nga ne që kemi gjithçka për të fituar. Për më tepër, lojtarët tanë e dinë çdo sekret të tyre duke qenë se pothuajse gjysma e lojtarëve të thirrur luajnë ose kanë luajtur në Itali”.

Gjimshiti do të sfidojë bashkëlojtarin e tij te Atalanta, Scamacca, me të cilin fitoi Ligën e Evropës.

“Kapiteni ynë është gati për ta ndaluar. Ai është i pompuar, si i gjithë grupi i shqiptareve. Entuziazmi është lart. Ne duam të bëjmë gjëra të mëdha në Kampionatin Evropian. Pritja është e furishme, Parlamenti ka shtyrë dhe pezulluar seancat me shumicën e deputetëve që do të jenë të pranishëm në Gjermani. Në Dortmund do të jenë 50,000 tifozë shqiptarë: ata do të zëvendësojnë “Gelbe Ëand” (“Murin e Verdhë”) të famshëm të Borussia me Murin e Kuq e Zi, ngjyrën e flamurit tonë. Do të jetë koreografi fantastike. Dhe ndër të tjera, mbështetësit neutralë, ata gjermanë dua të them, do të jenë me ne duke qenë se kombëtarja italiane ka qenë shpesh e patretshme për ta”.

Cila është pika juaj e fortë?

“Jo vetëm një. Le të fillojmë me kompaktësinë e ekipit, unitetin, tërësinë, shpirtin e ekipit, “skuadrën” që trajneri Sylvinho mundi të krijonte. Një formacion i strukturuar mirë. Njëmbëdhjetë lojtarë janë në fushë që japin 120% e tyre, por ata në pankinë nuk janë ndryshe dhe kur hyjnë në fushë, nëse është e mundur, ne sulmojmë dhe mbrohemi me pasion, me zemër dhe me zjarr. Nuk është një rastësi që në grupin kualifikues përfunduam në vendin e parë përpara Republikës Çeke dhe Polonisë. Në mesfushë janë Asllani, i cili është rritur shumë te Interi, Ramadani, po ashtu te Leçe, Asani që luan në K League 1 koreane dhe playmaker Bajrami. Mund të bëjë dëm edhe me asistimet e tij për sulmuesin Broja në pronësi të Chelsea dhe në pamjet e shumë klubeve evropiane”.

A është kjo Shqipëria më e mirë ndonjëherë?

“Është e vështirë të përgjigjem. Për herë të dytë jemi rikthyer për të luajtur në fazën finale të një kampionati europian pas atij të vitit 2016 ku u eliminuam në fazën e parë. Trajneri ishte De Biasi dhe unë isha pjesë e stafit të tij”.

Problemi i vërtetë për Spallettin është mungesa e sulmuesve cilësorë. Mjafton të thuhet se asnjë italian nuk figuron në “Top 10” të Serisë A të fundit.

“Po, por Scamacca ka qenë shumë brilant në dy muajt e fundit, duke u ngjitur në disa pozicione për t’u afruar me dhjetëshen e parë në renditjen e golashënuesve më të mirë dhe Retegui ka një mesatare golash shumë të respektueshme në ekipin kombëtar”.

Cilin lojtar do doje ti hiqje Spalletit?

“Barella, pika kryesore e lojës italiane”.

Nëse do të duhej të vinit bast nesër, për çfarë rezultati do të vini bast?

“Në 85% ne nuk humbasim. Edhe një barazim vlen për renditjen në grup”.

Të Lidhura

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025
Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025
Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit
Sport

Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit

2 Shtator, 2025
Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare
Sport

Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare

29 Gusht, 2025
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025
Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025

13 Nëntor, 2025

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com