InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

MAQEDONIA E VERIUT/ Zgjedhjet rindezin konfliktin nacional mes maqedonasve dhe shqiptarëve

24 Prill, 2024
in Artikuj
A A
MAQEDONIA E VERIUT/ Zgjedhjet rindezin konfliktin nacional mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Zgjedhjet maqedonase, do të jenë një test i rëndësishëm për Shkupin, i vetëdijshëm për tensionet e shumta që ekzistojnë mes shumicës maqedonase dhe pakicës së konsiderueshme të shqiptarëve.

Maqedonia e Veriut ka hyrë në një periudhë zgjedhore 2-mujore, e cila mund të jetë vendimtare për të ardhmen e vendit. Në fillim mbahen zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave zhvillohet sot, ndërsa në maj do të votohet për parlamentin e ri.

Në lojë është integrimi evropian i Shkupit dhe stabiliteti i një demokracie të pasigurt, të karakterizuar nga tensione të etnike dhe grindje të mëdha midis partive politike. Sepse 1/3 popullsisë maqedonase është shqiptare, dhe në të kaluarën ky vend ishte në prag të luftës civile midis 2 etnive më të mëdha shtet-formuese.

Konflikti u shmang falë dialogut, por mbeten thelbësore themelet elektorale dhe ato demokratike. Organizata joqeveritare Freedom House, e cila monitoron respektimin e të drejtave civile dhe politike në mbarë botën përmes një raporti vjetor, beson se Maqedonia e Veriut është një vend pjesërisht i lirë, që duhet të luftojë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, dhe në të cilin gazetarët janë subjekt i frikësimit dhe presionit.

Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale ishin të lirshme dhe u zhvilluan në mënyrë të rregullt, edhe pse pati episode negative si rastet e shit-blerjes së votave. Presidenti i Republikës zgjidhet në raundin e dytë, në rast se nuk arrin të marre të paktën 50 për qind të votave në raundin e parë.

Dhe raundi i dytë konsiderohet i vlefshëm, nëse pjesëmarrja arrin të paktën 40 për qind të atyre me të drejtë vote. Zgjedhja e kreut të shtetit, do të shoqërohet me një përsëritje të sfidës së vitit 2020, në të cilën Stevo Pendarovski, kandidat i Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë, LSDM, fitoi ndaj Gordana Siljanovska e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike për Bashkim Kombëtar Maqedonas,VMRO -DPMNE.

Në garë merr pjesë edhe Arben Taravari nga partia Bashkimi i komunitetit etnik shqiptar, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Maksim Dimitrievski i partisë Për Maqedoninë tonë dhe kandidatë të tjerë. Kreu i shtetit ka kompetenca të kufizuara, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është një republikë parlamentare.

Megjithatë ai ka peshë në politikën e jashtme të vendit, dhe mund të diktojë jo pak mbi opinionin publik. Sistemi politik dominohet nga socialdemokratët dhe nacionalistët e djathtë të VMRO-DPMNE-së, të cilët gjatë 30 viteve të fundit janë alternuar në qeverisjen ne vendit, ndonjëherë në koalicion me partitë e pakicës shqiptare.

Një sondazhi i fundit i raportuar nga portali MKD, tregon se Siljanovska është përpara me 36.5 për qind të votave, ndërsa Pendarovski ka më pak se 20 për qind të votave. Ndërkohë, Osmani, Dimitrievski dhe Taravari mund të marrin secili nga 10-14 për qind të votave. Siljanovska duket se do të dominojë edhe në balotazh, teksa e djathta nacionaliste ka një avantazh të qartë edhe në zgjedhjet parlamentare, ku po sipas sondazheve do të marrë 38.6-40.8 për qind të votave kundrejt 16-21.8 për qind të aleancës ndërmjet socialdemokratëve, liberalëve dhe të gjelbërve.

Por panoramën e ndërlikon prania e dy koalicioneve të partive shqiptare, të cilat mund të tejkalojnë 10 për qind të votave, dhe 2 partitë e të majtës radikale, Levica dhe Për Maqedoninë Tonë, me 5-8.2 për qind të votave. Socialdemokratët dhe VMRO-DPMNE, janë që të dyja pro hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian.

Por midis tyre ka dallime thelbësore mbi mënyrën se si duhet të zhvillohen negociatat. Vendi ballkanik u detyrua disa kohë më parë që të ndryshonte emrin e tij në Maqedoni e Veriut pas presionit të Greqisë, e cila për vite me radhë kishte vënë veton kundër hyrjes së Shkupit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Athina deklaroi se vetëm në këtë mënyrë, do t’i jepeshin fund synimeve të supozuara ekspansioniste të Shkupit ndaj rajonit të Maqedonisë greke. Ky ndryshim, i mbështetur edhe nga Brukseli, i hapi dyert e NATO-s por jo ato të Bashkimit Evropian dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së Bullgarisë.

Sofja kërkon me këmbëngulje, që Maqedonia e Veriut të ndryshojë edhe një herë Kushtetutën e saj, për të përfshirë pakicën bullgare midis popujve përbërës të vendit. Qendra e djathtë i kundërshton me vendosmëri, për arsye krenarie dhe identiteti kombëtar, ndryshimet e reja kushtetuese, dhe fitorja e saj mund të ndërlikojë jo pak negociatat me Brukselin.

Socialdemokratët dhe partitë shqiptare janë pro ndryshimeve, të cilat janë në fakt pjesë e një marrëveshjeje të arritur me ndërmjetësimin e Brukselit. Por ato nuk kanë votat e nevojshme për ratifikimin e tyre në Parlament. Çështja e hyrjes së Shkupit në Bashkimin Evropian është zvarritur që nga viti 2005, kur Maqedonia e Veriut mori statusin e kandidatit.

Bisedimet zyrtare nisën vetëm në vitin 2022, dhe janë larg arritjes së qëllimit përfundimtar.

Sipas partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, klima e pasigurisë dhe e tensionit brenda vendit mund të shkaktojë trazira dhe demonstrata pas zgjedhjeve parlamentare të majit.

Një perspektivë, të cilën kjo parti e cilëson si “skenarin rus”, që përfshin përpjekje të koordinuara ndërmjet të djathtës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së dhe të majtës ekstreme, Levica, për të prishur procesin zgjedhor dhe për të nxitur përplasje të mëdha brenda vendit.

Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur më herët hapur për përpjekjet e Moskës për infiltrim në vend përmes partive politike dhe mediave pro-ruse. Sipas Ahmetit, Kremlini ka interes të nxisë destabilitet në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor për të kënaqur synimet e tij ekspansioniste.

Teza e Ahmetit, e cila padyshim nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pakundërshtueshme, ngre ose duhet të ngrejë shqetësime në Bruksel. Ballkani Perëndimor nuk është integruar ende në Bashkimin Evropian dhe vazhdon të jetë i karakterizuar nga tensione, si ato të pranishme brenda Bosnje Hercegovinës, ashtu edhe ato midis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Moska mund t’i shfrytëzojë këto brishtësi në avantazhin e saj, dhe ta zgjerojë ndikimin e saj në rajon duke dobësuar atë të Brukselit, i cili nga ana e tij po rrezikon të humbasë besueshmërinë në sytë e popullatës vendase, për shkak të zgjatjes rraskapitëse të procesit të anëtarësimit.

Disa vende, si Maqedonia e Veriut, gëzojnë mbrojtjen e NATO-s, por një ndryshim ekuilibrash në rastin e fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, mund ta dobësojë edhe këtë mburojë. Për këtë arsye, zgjedhjet maqedonase këtë muaj dhe në maj, do të jenë një test i rëndësishëm për Shkupin, i vetëdijshëm për tensionet e shumta që ekzistojnë mes shumicës maqedonase dhe pakicës së konsiderueshme të shqiptarëve.

Të Lidhura

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025
Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
Artikuj

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

12 Prill, 2025
Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve
Artikuj

Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

4 Prill, 2025

TË FUNDIT

Vranësira, por me temperatura të larta, çfarë ndodh në zonat bregdetare sot?
Aktualitet

Vranësira, por me temperatura të larta, çfarë ndodh në zonat bregdetare sot?

17 Qershor, 2025

“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares
Sport

“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares

17 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e martë 17 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e martë 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com