Nga Agron Prebibaj
Përsonazhi im do jetë Nike Zeqiri, burri i vëndosur në parajsë më herët (1967), nga Curraj Eper, por që ka lënë pas brezin në “Rrno për me tregue”, kjo një pasuri sherbese e vyer për familjen shqiptare por edhe pasurim i thesarit tonë identitar – krahinor e cila mbush dhe pasuron historinë e identitetit tonë kombëtar.
Fshati Curraj Eper, amfiteatri i vërtetë shqiptar më i mirëpikturuari nga dora e Zotit, i vëndosur fiks në prehërin e “Bjeshkëve të Namuna”(sipas gojëkeqit sllav) porse epika legjendare nga gojtarët tanë e lartëson kombin me historinë e qëndresës së vet deri në majat e Alpeve tona, kjo historia e mbushur më shumë me dhimbje sesa me gëzime, por gjithnjë e fortë e fituese, kjo arritja e qëndresës e suksesit për mbajtjen tonë gjenetike, jo vetëm lokale, por pasuria e krenarisë së vitalitetit tonë kombëtar.
Burri Nike Zeqiri me punën, veprat, paska lënë ndoshta pa amanet përcjelljen e brezit të vet në këto alpe më shumë herë të vrazhda e më pak të gëzuara, kjo dukuria përcjellëse nga njeriu i fortë me familjen unike e cila pason kryeveprën e kohës, atë të respektit ndaj shkollës së jetës së ashper; aty fliste i madhi, ndërsa të vegjlit dëgjonin, për të mësuar për të nesërmen, por si askund më mirë se në Curraj Eper bashkëshorja do ishte partnere besnike e sigurie për burrin, deri te recetat ushqyese për fëmijët, me kujdesje maksimale për ushqyerjen e familjes e deri përkushtimi festiv me Sofrën’plote në festat fetare.
Në këtë shenim tregues përsonazhi im modest është burri i shpisë së Zeçirit, doktori Zef Vatnikaj, me të cilin ndamë kënaqësinë e mundësimit të librit monografik për Nik Zeqirin si paraardhës i familjes sé tyre, kjo sherbesa më e çmuar kur e zeza shkruhet në të bardhë, një dekoment për brezat.
Tregimtari im Zef Vatnikaj, është stërnipi i Nik Zeqirit, pasi nipi i bie të jetë babai i tij Mark Sadria (i ndjerë) porse ishte tregimtari i afert me xhaxhain (mixhën), i cili fliste gjithnjë me krenari, duke vijuar,- Nik Zeqiri ishte i martuar me Sute Keqja nga Thethi duke jetuar 90 vite por nuk la fëmijë, njeriu me shumë forcë e energji, kjo dikuri shumë e rrallë që për një individ të kapercente me suksese gjithçka: bariu, mëndimtarë, krijues, ndërtues, mjeshter i gurit e drunit, shumë i fortë, luftëtarë në mbrojtje të fshatit, krahinës e trojeve shqiptare ku ta kërkonte nevoja.
Ndërsa dr.Zefi vazhdon;- Unë e mbaj mënd mirë, Ai ishte shumë i dashur me ne por edhe me kushrijtë e kumarët, ishte mikëpritës e përcjellës i mikut e rrugëtarit, mund të theksoj se te Kulla në bjeshkë ka pritur e pércjellur me qindra kalimtarë me bukë – djathë – pishë(dritë). Duket qartazi se Mark Sadria e mbështetur nga bashkëshortja Drande Martinja nga Nicaj-Shalë e ka përcjellur te familja amanetin për xhaxhain e vet Nik Zeqirin, i cili mes vështërsive dha kontributet më të forta njerëzore.
Pra i pa binduri ndaj sistemit për punë në kooperativë, por vetëm marangozi Mark Sadria, parakalon diejtarin e qëndresës e përcjejlljes te brezat, e cila tashmë merr mbëshjelljen njerëzore nga djemtë nën betimin e Hipokratit nga infermeri – doktor Zef Vatnikaj, i cili merr persiper edhe betimin e tregesës për brezat, kjo medalja që pasuron historinë e secilit nga ne, ajo pasuron historinë e familjeve tona e krahinës, duke na orentuar e bërë krenarë në identitetin tonë shekullor.
Doktori Zef Mark Vatnikaj, po jep sherbesën më të mirë për qytetërimin tonë të krishterë me vëndosje në Alpe, kalorësit e përjetëshem fitimtarë!