Ushqimi është nevojë themelore për njeriun, një e drejtë bazë dhe një kusht paraprak për një shëndet të mirë. Organizmi i njeriut, për të mbijetuar dhe për të qënë i fuqishëm, varet nga energjia, proteinat, vitaminat dhe mineralet.
Një diet e balancuar do të garantohej nese njerëzit do të merrnin një ushqim të shumëllojshëm dhe sasinë e duhur me ushqime proteinike (Vezët,Bajamet,Gjoksi i pulës,Peshku, Kikirikët etj) me origjinë shtazore ose bimore (qumështi dhe produktet e qumështit, soja ku përshihen fasulet etj), me ushqime energjitike të pasura me karbohidrate ose yndyrna (gjalpi, avokadot, arrat, farat etj) dhe ushqime mbrojtëse si fruta dhe perime që janë të pasura me vitamina dhe disa minerale.
Efektet e mos ushqyerjes me vitamina dhe minerale:
1) Çregullimet nga pamjaftueshmëria e jodit
Çregullimet nga pamjaftueshmëria e jodit përbëjnë një problem serioz në shumë pjesë të botës. Efektet klinike më të dukshme të pamjaftueshmërisë struma dhe kretinizimi. Pamjaftueshmëria e lehtë e jodit çon në dëmtime më pak të dukshme si:
Zhvillimi i vonuar mendor, ulje e inteligjencës dhe e aftësisë për punë.
Jodizimi i kripës është shumë efektiv në kontrollin e strumës endomike.
Përveç kripës së jodizuar ushqimet që mund ta përfitojmë jodin janë:
Boronica, Peshk i freskët, Midhjet, Karkalecat.
2) Pamjaftueshmëria e vitaminës A
Pamjaftueshmëria e vitaminës A shkakton një sëmundje serioze të syrit e quajtur kseroftalmia dhe në disa raste verbim. Gjithashtu ajo sjell uljen e rezistencës ndaj sëmundjeve e infeksionet dhe rritjen e vdekshmërisë së fëmijëve. Mundësia e sigurimit të vitaminës A rëndohet në dieta të varfëra në perime.
Dietat e varfëra në yndyrë po përhapet gjithënjë e më shumë si mjet për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Por nese marrja e yndyrës është e ulët, ajo ndikon në marrjen e pamjaftueshme të vitaminës A.
Vitaminën A mund ta përfitojmë nga:
Mëlçia e gjedhit, Vezë (e verdha), Gjalpë dhe qumësht i plotë, Disa peshq si sardelja, toni, salmoni, skumbria etj.
3) Pamjaftueshmëria e hekurit
Anemia është një problem shumë i përhapur dhe i qëndrueshëm. Hekuri është i nevojshëm për të formuar hemoglobinën e gjakut dhe është I pranishëm në rruazat e kuqe të cilat transportojnë oksigjenin.
Shumica e anemive vijnë si pasoj e pamjaftueshmërisë së hekurit sidomos tek grat që zhvillojnë hemoragji gjatë cikleve menstruale normale.
Thithja e hekurit në dieta ndikohet nga forma e tij dhe lloji i ushqimeve të konsumuara. Thithja e disa bashkimeve të hekurit ndikohet nga prania e faktorëve të tjerë në ushqim si:
Acidi askorbik (ose vitamina C) dhe produktet shtazore nxisin thithjen.
Një diet e bazuar në drithërat dhe bishtajoret, ushqimet bimore janë të pasura me hekur dhe mund të na sigurojnë nivelet e duhura të tij.
4) Pamjaftueshmëria e kalçumit
Pamjaftueshmëria e kalçiumit shkakton osteoporozën e cila është çregullim I metabolizimit të kockave ku masa kockore pakësohet deri në shkallë të till sa pacientet rrezikojnë dhe fraktura.
Pamjaftueshmëria e kalçiumit dhe ajo e proteinave gjatë rritjes, mund të shkaktoj zhvillimin e osteoporozës në mosh të thyer.
Faktorët kryesorë të përfshirë në humbjen e masës kockore, përveç dietave të varfëra me kalçium, janë çrregullimet endokrine, përdorimi I kortisteroideve, keqfunksionimi I aparatit gastrointenstinal dhe mungesa e ushtrimeve fizike.
Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të parandaluar mungesën e kalçiumit është të konsumoni ushqime më të pasura me këtë mineral si:
Produktet e bulmetit si qumështi, djathi dhe kosi
Fasulet, Fiqtë , Brokoli , Qumështi i sojës, Spinaqi , Arrorët dhe farat
5) Pamjaftueshmëri të tjera
Pamjaftueshmëria e flourureve çon në kariesin dentar.
Rakiti dhe anomali të tjera kockore janë të lidhura me një ekspozim të pamjaftueshës ndaj dritës së diellit dhe mungesës së vitaminës D në dietë, të cilat shkaktojnë çrregullime të kalçiumit të ngjashëm me atë të osteoporozës.
Pa mjaftueshmëria e vitaminës B12 shkakton anemi dhe çrregullime neurologjike.
Kujdes!
Marrja e vitaminave është shumë e domosdoshme për mirqënien e shëndetit tonë por marrja e tyre e tepruar si nëpërmjet dietës ashtu edhe në shtesa të larta, mund të shkaktoj toksicitet.
Ndaj duhet gjatë gjithë kohës të jemi nën kontrollin e mjekëve dhe kryerjen e analizave për ti mbajtur vitaminat dhe organizmin tonë në kushte optimale.
Megjithëse përmbajtja natyrore e ditës nuk ka gjasa të nxisë efekte toksike.
Gjergji Pashaj
Ekspert i shëndetit publik
Sekretar i përgjithëshëm i AMFE.