Golat e Jasir Asanit me fanellën e kombëtares shqiptare kanë bërë xhiron e rrjetit në muajt e fundit. e megjithatë, askush nuk di si të ndalë sulmuesin kuqezi dhe goditjet e tij të rrufeshme. Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe Çekisë, ai gjeti rrugën e rrjetës thuajse në të njëjtën mënyrë, thuajse nga i njëjti pozicion.

Në ndeshjen e radhës në shtëpi, Shqipëria priti kombëtaren çeke. Fqinjët tanë jugorë nuk mësuan asgjë pas ndeshjes së polakëve. E lejuan shumë edhe Asanin. Një futbollist që luan në Korenë e Jugut për Guangju FC, e nisi aksionin në vijën anësore. Më pas u fut brenda dhe me një goditje të fuqishme mundi Jiri Pavlenka. Krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë, Asani këtë herë synoi në këndin e kundërt, të poshtëm të portës”, shpjegoi portali polak rreth paraqitjes së sulmuesit kuqezi i cili është kthyer në një protagonist absolut të këtyre eliminatoreve.