Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin shqiptar. Por gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimatre të behën më të dukshme në zonat malore, ku në zonat veriore do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu.
Ndërsa pjesa më e madhe e zonës së ulët dhe bregdeti do të jenë kryesisht me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.











