InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në Laprakë bie propaganda, s’ka rrugë, s’ka pastrim – Belind Këlliçi siguron banorët se bashkia do të jetë në krah të njerëzve pas 14 Majit

3 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Në Laprakë bie propaganda, s’ka rrugë, s’ka pastrim – Belind Këlliçi siguron banorët se bashkia do të jetë në krah të njerëzve pas 14 Majit

Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje urbane të hedhura kudo, dhe mbi të gjitha, pronarë pa çertifikata pronësie apo pronarë që rrezikojnë të mbeten pa prona.

Kjo është panorama që të ofron sot Lapraka, një ndër zonat më të mëdha të Tiranës, por që duket se ka njohur pak ose aspak investime gjatë këtyre viteve, nga Bashkia.

Pikërisht, kjo situatë, e lënies në harresë të një zone me popullsi mijëra banorësh, ishte në fokusin e takimeve që kandidati i opozitës, Belind Këlliçi zhvilloi me banorët e Laprakës.

Fillimisht, banorët ngritën shqetësimin e projektit të hekurudhës, i cili rrezikon t’i ndajë në dy pjesë duke ndërprerë marrëdhëniet mes komunitetit dhe familjeve.

_“Ndan pjesën e pallateve me pjesën e banorëve përfundimisht. Dhe ky mur duke i ndarë, i largon nga shërbimet. Kërkesa e banorëve të kësaj zone, që të lidhen edhe me qytetin në krah tjetër, është dy ose tre mbikalime në varësi të nevojës që kanë”_- u shpreh një banor, si dhe kandidati për këshillian bashkiak të Tiranës Bled Marku.

Pikërisht kërkesës së Bled Markut, Belind Këlliçi iu përgjigj se ajo do të bëhet realitet pas 14 majit.

_“Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka bashkia e Tiranës”_-u shpreh Këlliçi.

Teksa përshkoi disa rrugë të amortizuara, pa asfalt dhe krejtësisht të lëna pas dore, Belind Këlliçi denoncoi para dhjetra qytetarëve dhe kamerave të televizioneve, situatën e infrastrukturës në Laprakë.

Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve, duke u shprehur se Erion Veliaj ka fatin e skadencës për 12 ditë.

_“Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shife ku kalojnë makinat, shife këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t`i shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë!_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Sikur të mos mjaftojnë rrugët e amortizuara, që përkthehen në smog dhe kosto financiare për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeve, një tjetër problem në Laprakë është mungesa e pastrimit të shpeshtë të mbetjeve urbane. Në disa zona të kësaj lagje, Këlliçi denoncoi jo vetëm koshat plot me mbetje, por edhe ato të hedhura pranë tyre, për shkak se sipas banorëve, nuk pastrohen.

_“Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprak. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”_,-tha Këlliçi, duke vënë theksin te faktin se pastrimi është një nga arsyet e aferës së inceneratorëve, që sot i kushton miliona euro taksapaguesve.

Në të tillë situatë, banorët nuk kursehen të shprehin pakënaqësinë ndaj Erion Veliajt, duke dhënë mbështetjen për Belind Këlliçin, tek i cili besojnë se do të sjellë ndryshimin në Tiranë.

_“Flet vetë fakti, situata ku ndohet, sepse këtu ka qenë parashikuar për pleqtë, stola, ambiente, por mbi të gjitha park lojrash për fëmijët, shifeni sot?! Je i mbështetur, se ka ardhur momenti, thika te palca. Ja, ne jemi në mes të metropolit dhe nuk jemi në metropol. Unë kam 29 vjet në këtë lagje. Asnjë invsetim nuk ka ardhur. Ka ardhur koha me e ndryshu se jemi turpëruar në sy të botës. 25 vjet ka, fut letrat, bëhet rruga, bëhet rruga, inshallah po e merrni ju dhe po bëhet gjithçka”_-thanë disa banorë të Laprakës.

Banorët kanë bindjen se shkak i situatës së krijuar në zonën e tyre me mungesën e investimeve nga bashkia, është fakti se ata konsiderohen si simpatizantë të së djathtës. Madje, në këtë zonë, qytetarë të shumtë denoncuan te Belind Këlliçi se nuk kanë marrë ende legalizimet e banesave, duke dyshuar se janë diskriminuar për shkak të bindjeve politike.

_“As letra, as legalizim asgjë, nuk ka kqyr askush njeri se je gjall. Ne nuk e dimë arsyen pse nuk po bëhet legalizimi, kue 95% e zonës kanë marrë vetëm neve jo. Shpresojmë dhe besojmë që të mos jetë çështje politike. Një përgjigje e z.Lame thotë do prisni se kemi shumë dosje. Kemi shumë fluks dhe nuk të ka ardhur radha_”,-u shprehën banorët.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se qytetarët mbahen peng, në mënyrë që t’u merret vota. Por, Këlliçi u bëri apel qytetarëve, që në 14 maj të votojnë ndryshimin dhe të dalin në votime, pasi te kutia e votimit janë vetëm ata dhe Zoti dhe askush tjetër.

_“Jeni me ju mbajt peng me ju marr votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua_”-tha Këlliçi.

Edhe në Laprakë, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij me 5 prioritete: Transport publik falas; nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”; ulje e taksave dhe tarifave vendore; 500 oaze të gjelbërta si dhe ndërtim të shkollave, çerdheve dhe kopshteve.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com