Valentina Ndocaj, kandidatja potente për këshilltare në bashkinë e Breshias, është përfshirë aktivisht në fushatën zgjedhore të 14-15 majit, duke qenë e pranishme në një sërë takimesh dhe tubimesh që organizohen nga partitë e koalicionit zgjedhor.
Sonte në mbrëmje, znj. Ndocaj e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish deputeti Eduart ndocaj, ishte e pranishme në takimin takimin e radhës, ku i pjesëmarrës ishte zv. Kryeministri italian Mateo Salvini, kryetari partisë “Lega Nord”, me të cilin patën një shkëmbim bisede miqësore dhe falënderuese dhe Presidenti I provincës së Lombardisë Atiglio Fontan.
Këto zgjedhje janë të një rëndësie të vecantë, pasi shqiptarët kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën politike vendore, dhe Valentina Ndocaj, padyshim është një përfaqësuese dinjitoze e komunitetit shqiptar në Itali.












