Partia Socialiste nuk ka asnjë suprizë për emrat e saj kandidues në dy bashkitë e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit, duke rikonfirmuar kështu kryetarët aktual të të dy bashkive, respektivisht Gjon Gjonaj dhe Fran Tuci.
Të dy krerët e bashkive vilindore të qarkut Shkoder, vijnë në këtë garë me ambicien për t’u rimandatuar për herë të tretë radhazi, ndërkohë që rivalët e tyre nga grupi i “foltores“ vijnë si kandidatë të dalë nga primaret me synimin për të qenë ata fitues të përballjes së 14 majit.
Përtej synimeve të palëve, do jetë vota e qytetarëve ajo që do të përcaktojë fituesit e këtyre bashkive.











