Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës.
Ky është rast i mirë për të shprehur mirënjohen ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që iu gjetën kombit tonë pranë në kohë të vështira.
Po ashtu shpreh krenarinë që gjatë qeverisjes së PD-së u mundësua hyrja e Shqipërisë në NATO si dëshmi e orientimit tonë historik drejt perëndimit.
Faleminderit NATO!