Është hedhur ditën e sotme shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të Sali Berishës, Enkelejd Alibeajt dhe partisë “Lëvizja Bashkë”.
Bëhet me dije se me rezultatin e shortit për ankesën e Berishës relator u caktua Ilirjan Rusmalji, për ankesën e Alibeajt, Koli Bele dhe për partinë “Lëvizja Bashkë” Elvis Çefa.
Kujtojmë që Berisha ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e marrë nga komisioneri Ilirjan Celibashi me datë 9 mars, për të kthyer mbrapsht dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. “Rithemelimi” e konsiderojnë vendimin e Celibashit antikushtetues dhe kërkojnë që kjo forcë politike të regjistrohet menjëherë në garën për zgjedhjet lokale.
Alibeaj ka depozituar dje në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksionevem ankesën sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre për regjistrimin, si subjekt politike garues në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Celibashi kërkonte një dokument për të cilin duhet të ishte ferima e Lulzim Bashës, i cili rezulton ende kryetari i PD edhe pse ka dhënë dorëheqje.