Ish-deputeti “kaubojs“ dhe njëri prej figurave më me ndikim ne jetën sociale dhe politike të Lezhës, Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi me ndjekësit, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Pashk Gjoni, për të cilin jep vlerësimin maksimal dhe e konsideron njeriun e duhur për t’i kthyer dinjitetin kësaj bashkie.
Ndocaj, përmes video-komunikimit, konfirmon se do jetë pjesë e fushatës në mbështetje të dr. Pashk Gjonit, për cilin apelon të gjithë qytetarët e Lezhës për ta votuar, duke nënvizuar se vota për dr. Pashk Gjonin është votë kundër rilinjdes, këtij sekti fatkeq që i mbiu shqiptarëv dhe që ka bastarduar vlerat e kombit.