Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka uruar zonjat dhe zonjushat e Tiranës. Urimi i tij vjen i dyfishtë, pasi p=rkon dhe me ditëlindjen e nënës së tij.
Urimi i plotë:
8 marsin e kam ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë. Edhe 100 mam! ♥️ Lumturia jote është shkëlqim në sytë e mi. Ne burrat e shtëpisë të duam shumë! Babi dhe Redi shumë, por unë më shumë se ata 😃
Sot e kam dyfish urim, edhe për ju zonja dhe zonjusha që i jepni botës jetë dhe dashuri. Një ditë e dedikuar nuk mjafton për të shprehur rolin e pazëvendësueshëm që keni në jetët tona, për durimin, përkushtimin dhe streset që kaloni çdo orë me ne gjininë e pandreqshme. Uroj të jeni gjithmonë të lumtura dhe të vlerësuara!











