Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një komunikim për mediat u shpreh se PD duhet të dalë e bashkuar.
Ajo theksoi se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se tashmë i përket të shkuarës. Më tej Tabaku shtoi se është koha që PD të shohë nga e ardhmja dhe jo nga interesat personale.
“Nuk ka rëndësi se çfarë pozicion kam unë. Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PD-në, në zgjedhjet e 14 Majit. Sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk e ofruam dot në vitin 2019.
Shqiptarët presin një ofertë serioze nga Partia Demokratike. Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen. Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 Mars 2022”, u shpreh Tabaku.











