InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hakerat “nxjerrin në shitje” databazën e plotë të TIMS: Deri tani e kanë blerë disa persona, ja çfarë kemi planifikuar në vijim

12 Shtator, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Microsoft: Hakerat rusë dhe koreano-veriorë sulmuan kompanitë e vaksinave

Hakerat e grupit Homeland Justice pretendojnë se kanë nxjerrë në shitje databazën e plotë të e-Albania dhe sistemit TIMS, të vjedhura pas dy sulmeve kibernetike ndaj serverave të shtetit shqiptar.

Në rrjetin social Telegram, ata thonë se të dyja databazat janë në shitje për 0.025 Bitcoin secila, apo rreth 557 dollarë amerikanë.

Një prej hakerave të grupit, i pyetur nga Newsbomb.al shprehet se deri tani ka arritur të shesë rreth 20 kopje të databazave, te persona privatë, apo gazetarë si dhe persona të tjerë të cilëve nuk dëshiron t’ua zbulojë identitetin.

Vetëm databaza e e-Albania, pretendohet se është më shumë se 800 GB dhe ka çdo të dhënë për çdo person të regjistruar. Ndërsa databaza e sistemit TIMS pretendohet se ka të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare dhe pasaportat e qytetarëve shqiptarë.

Hakeri i grupit Homeland Justice thotë për Newsbomb.al se sulmi i tyre është ndaj qeverisë shqiptare që përkrah “një grup terrorist” si Muxhaheditën iranianë të cilët strehohen në vendin tonë.

“Disa gjëra nuk mund t’i zbuloj, duhet të mbrojmë veten”, shprehet ai.

“Mund t’ju them se databaza e TIMS dhe e-Albania është në duart tona. Këtë e bëjmë kundër qeverisë shqiptare që përkrah terroristët”.

Në lidhje me çmimin e databazës, hakeri thotë: “Nuk e bëjmë për para, e bëjmë t’i tregojmë qeverisë shqiptare që e posedojmë. Dhe do t’i lëndojmë ata”.

“0.025 Bitcoin është mjaftueshëm. Qytetarët e thjeshtë s’mund ta blejnë, por ata të një profili më të lartë e marrin”.

I pyetur se çfarë mendon për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që nuk duan t’ia dinë për vendimet e qeverisë së tyre, por jeta e tyre është vështirësuar për shkak të sulmit kibernetik që rrezoi shërbimet “online” duke shkaktuar shumë vonesa, ai thotë:

“Shërbimet tashmë janë rikthyer. Të gjithë e dinë që ne s’mund ta ndryshojmë qeverinë, dhe gjithashtu vazhdojmë jetët tona pa shkëputje. Nuk do t’i ndalojmë veprimet tona deri sa ta lëndojmë akoma dhe më tepër këtë qeveri të korruptuar”.

I pyetur nëse planifikojnë të tjera sulme, ai shprehet:

“Po, kemi planifikuar sulme të tjera. Por për qëllimet, nuk them dot më tepër”.

Logo e grupit të hakerave Hmeland Justice përmban një shqiponjë që drejton kthetrat nga Ylli i Davidit, i pyetur për domethënien hakeri thotë: “Do ta zbulojmë në një të ardhme kuptimin e logos, por janë veprimet tona ato që duhet të shihen dhe dëgjohen nga të gjithë”.

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com