Xhelal Mziu, deputet i PD, qarku Dibër
- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, diskutoi sot në një seancë dëgjimore me Fatlum Nurja, ekspertin e projektit Bashki të Forta lidhur me problematikat që kanë sot qeverisjet vendore!
Një pjesë e fjalës sime në komision!
Opozita në këtë komision ka ngritur shqetësimin për fryrjen e administratës së qeverisjes vendore me ‘patronazhistë’, çka bën që taksat e qytetarëve të shkojnë për paga dhe sigurime shoqërore, në vend të rritjes së shërbimeve ndaj tyre.
Në katër vitet e fundit pushteti vendor ka qenë jetim dhe për shkak të mungesës e partnerit më të rëndësihsëm që ishte USAID, i cili nuk e mbështet pushtetinvendor për shkak të rilindjes!
Eksperti theksoj se ka pak kohë në implementimin e reformës!
8 vite implementim, a kemi kohë të bëjmë eksperimente?
Kemi eksperiencë rajonale për ta hedhur poshtë Kosova 13 vite shtet ka qeverisje më të suksesshme se sa ne, dinë të menaxhojnë dhe krizat, siç është qeveria aktuale Kurti me një paketë ndihme 150 milionë Euro….
Kosova ka standartin më të mirë të funksionimit të pushtetit vendor është e para në rajon, nëse thejsht i bëjmë një copy paste të funksionimit të pushtetit vendor të Kosovës dhe ta implementojmë në Shqipëri, jam i sigurt që do bënim gjënë më të mirë të mundshme për të funksionuar pushteti vendor. Nuk është koha e pamjaftueshme por vullneti i maxhorancës socialiste!
Qeveria e Rilindjes ka ndërmarrë disa iniciativa që e ka demotivuar pushtetin vendor psh.
Së pari: Qeveria këtë vit liberalizoj çmimin e energjisë elektrike për ujësjelllësit!
Është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike për qeveritë vendore, vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti sipas INSTAT jan 2.1 miliardë lekë debi të pushteti vendor, ose 185 milionë euro, ky do jetë viti më fatal i pushtetit vendor!
Së dyti, Bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve, rrisin numrin e punonjësve me porosi të rilindjes. Nga 4 punonjës për 1000 lidhje kemi shkuar në 6 punonjës, në vend që të ulej në 3, ka shkuar në 6, strategji për të rritur numrin e personave që t’i shërbejë për fushatë elektorale, unë shqetësohem për pjesën e taksave të qytetarëve që kanë shkuar për paga, për patronazhistët Në 6 bashkitë e mëdha 53-55% të buxhetit të tyre, Durrësi, Elbasani, Fieri e Vlora shpenzojnë për paga e sigurime shoqërore, është shifër katastrofike!
Së treti, Qeveria heq taksën e biznesit të vogël dhe nuk e kompenson nga buxheti i shtetit, ndonëse Qeveria qendrore merr më shumë sigurime shoqërore dhe tvsh nga biznesi i vogël?!
Së katërti, Qeveria nuk jep pjesë nga taksat qendrore ose kombëtare, si gjithë vendet e rajonit dhe të Europës! Bashkitë duhet të marrin rentën, pjesë nga tatim fitimi, tvsh, etj. Por bashkitë të përfitojnë dhe nga taksa e pasurisë së tokës së zënë nga hidrocentralet, etj.
Së pesti, Ndarja aktuale ka probleme në lidhje me propocinalitetin dhe për të qenë afër qytetarëve, kemi dispropocion, psh.
Qarku Gjirokastër 70 mijë banorë me 7 Bashki?!
Qarku Lezhë me 300 mijë banorë me 3 Bashki, ku mundet të kishte Bashki shtesë për të qenë pranë qytetarëve si psh,
Bashkitë e Shëngjinit, Bashkinë e Zadrimës, Bashkinë e Milotit, Bashkinë e Mamurrasit, Bashkinë e Rubikut, Bashkinë e Oroshit, etj!











