Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Panairi i Verës që u zhvillua në Beograd.
Rama shkruan se Vera shqiptare në panairin e verës arriti të merrte 12 medalje. Ka qenë një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës që ka akprduar medaljet.
“12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINE
VISION
Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare medaljet si më poshtë:
2 Medalje të Arta: Faba dhe Nurellari
7 Medalje Argjendi: Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Duka
3 Medalje Bronzi: Belba, Medaur, Duka” shkruan Rama në postimin e tij.











