Skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin në vendin tonë e kanë zanafillën që në 8 nëntor 1941. Kjo ditë e tmerrshme e zezë për vendin solli në skenë PKSH e cila shumë shpejt u shndërrua në një organizatë kriminale ( vra, burgos, ç’ndero, rrëmbe pronën, shemb objektet e kultit. U kujdes për radhët e gjata të qumshtit, vajit të gurit, bukës. Vendosi autorizimin për këmisha, mbathje, kanatjere dhe gjithcka nënkontroll). Erdhi viti 1990 kur menduam se e përmbysëm regjimin dhe sollëm demokracinë në fakt bëmë një vrimë në ujë sepse nënkujdesin e shokut Ramiz Alia u krijuan partitë politike, u vendosën drejtuesit dhe pronën e rrëmbyer që e quanin shtetërore (demokratucët) e shpërndanë për ata që ishin në punë aty dhe tokën me ligjin 7501 pra me pak fjalë regjimi bashkë me njerzit e tij ndërroj lëkurë nga socialist u bë kapitalist me të njëjtët aktorë apo fëmijët e tyre tashmë sipas skemës katovicjane të shpërndarë në çdo parti dhe duke i udhëhequr ato me njerzit e tyre. Skema juaj është kuptuar.
Disa miq thonë sduhet të merremi me të shkuarën se iku por me të tashmen. E vërteta është se ajo asnjëher nuk ka ikur madje është më e gjallë se kurrë por në një formë tjetër pasi atëher ishte vetëm një ologark Enver Hoxha dhe punonin 3 milion skllevër për të, ndërsa tani janë disa oligarkë të çimentuar nga pushtetet 32 vjeçare por tashmë me një regjim që po kristalizohet si kupola e ologarkisë duke përdorur gjithë institucionet në favor të mbretërimit ekonomik e politik. Skemës tuaj po i vjen fundi.
Gjasme politikanë (në fakt oligarkë) dje për resortin e Fanes dolën në mbrojtje nga të gjitha krahët madje me patetizma, keqardhje, çjerrës në ligjërim, vajtues në mimik dhe agresivë se do bëjnë namin me kryeoligarkun që guxoj dhe i shembi një pjesë prone mikut të tij oligarkut Fane. Ishte e tmerrshme kur shikoje Pezakun që na bënte edhe ne fajtorë pse ka ardhur kjo situatë deri këtu, ndërkohë harronte se vetë jeton në luks madje është ortak edhe në një bank. Por më e tmerrshme ishte kur dilnin një e nga një këta të ashtuquajturit opozitar dhe hakrreheshin se si do mbrojnë me trupin e tyre pronat e një grabitqari të një hajdutibdhe zaptuesi pronash dhe pronarët e vërtet enden gjykatave. Pronën se falim.
Po si more të paudhë mbroni pronat e ologarkisë, si bëheni pjesë e pazareve të ramës me fanen, si mundet të flisni në emër të opozitës për të mbrojtur oligarkët, kontributorët e çimentimit të regjimit autokratik. Pse nuk dolët në deklarata të njëpasnjëshme kur unë me disa demokratë ndenjëm 21 dit në burgun e Peqinit e mijëra të tjerë në paraburgim e burgje të tjera nga që protestonim kundër autokracisë dhe regjimit të rama-fane, ku ishte Irfani atëher apo nuk e kishte media grupin që po mbroni ju sot (o të pabesë). Ku ishit juve patetikët e fanes kur shembeshin qindra shtëpi, arrestoheshin me mijëra për energjinë elektrike, hiqeshin me qindra nga puna e dhunoheshin qytetarët në forma të ndryshme apo atëher i rrinit para mbrapa Bashës të bëheshit deputetë të mbronit pasuritë tuaja të pista më keq se shpirti juaj katran. Mafiozët po përplasin kokën me njëri tjetrin dhe përsëri kur janë para rrezikut ata bashkohen shtojnë pasuritë dhe i ligjërojnë ato, po kur të jenë prap bashkë fania me ramën çdo bëni apo do i ktheni shigjetat nga bravat dhe shulat, ehhh turpi i vendit.
Opozita duhet dhe do të jetë në krah të qytetarëve, ti mbrojë ata nga regjimi i çmendur i rama-fanes. Opozita duhet të dalë me një program të qartë shpëtimi duke përfshirë edhe sekuestrimin e pronave të ologarkisë dhe jo të marrë në mbrojtje pazaret e pista që bëjnë oligarkët mes njeri tjetrit. Opozita duhet të bashkohet me çdo kontributor, faktor, aktor, intelektual dhe njerëz të lirë duke mundësuar besim, shpresë dhe barazi para ligjit se vetëm kështu do ndalojë braktisjen e vendit nga tê rinjt e të rejat. Opozita duhet tê ndahet njëher e mirë nga lidhjet me oligarkinë se vetëm kështu do jetë e denjë për të qeverisur vendin.
Zoti ju bekoftë njerëz të lirë🤝
Kryetari PD
Bujar Vreto
03. 09. 2022











