InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edhe sot pas 31 vitesh …e vetmja shpresë mbetet ikja

10 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Edhe sot pas 31 vitesh …e vetmja shpresë mbetet ikja

Nga Albert Vataj

Anija “Vlora”, “Arka e Noes” së apokalipsit biblik të Shqipërisë ëndërrvrasëse

Të gjithë donin të ikin, ngado dhe me çdo çmim. Ikja ishte e vetmja shpresë për t’i çuar ata drejt së ardhmes, atje ku një jetë më e mirë dhe një mundësi më shumë, ishte jo vetëm tokë e premtuar, por edhe kurajë për të besuar se meritonin më shumë.
Asgjë nuk mund t’i ndalojë ata të dëshirojnë dhe të shpresojnë, se përtej këtyre brigjeve do të ketë një copë tokë të premtuar për fatin e tyre të dërmuar përgjatë kalvarit 45-vjeçar të golgotës komuniste.
Nga deti, nga mali, nga ajri, nga toka, të gjithë donin të iknin. Jo të gjithë guxuan, por jo të gjithëve u buzëqeshi fati. Në këtë ikje ata nuk morën asgjë, sepse asgjë nuk kishin për të marrë, sepse atje ku ata do të shkonin kujtimet do të ishin plagë, malli do të ishte dhembje. Ata nuk shikuan pas kur vala e ikje i përfshiu si një dehje, sepse nuk donin të merrnin në këtë udhëtim drejt ardhmes, atë realitet, i cili u kishte vrarë gjithçka, edhe ëndrrën. Lanë sy të përlotur e zemra të coptuara, lanë amanete dhe pengje në këtë ikej, dhe ikja ju vu nga pas pa e ditur se ku do t’i çonte.
***
Në mëngjesin e 8 gushtit 1991 anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit do të bëhet dëshmitarja e një eksodi të përmasave biblike. Një histeri njerëzore ishte vërsulur si një dallgë që merr përpara ç’të gjejë. Batërdia dhe piskama, uturima e vërshimi, rrëmuja e yryshi me tërsëllimë i ndillnin këto njerëz në një ikje, drejt një caku, mbërritja e të cilit për ta ishte finishi, do të ishte sfida e asaj heroikeje që i ishin blatuar. Rreth 20 mijë njerëz, të moshave dhe gjinive të ndryshme nga të katër anët e Shqipërisë kishin mësyrë atë anije, e cila do t’i çojë drejt ëndrrës.
Në mëngjesin e asaj ditë, 31 vite më parë, anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit e pas dy ditë udhëtim mbërrin në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Një natë më parë kjo anije kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por zv/prefekti i këtij qyteti, Bruno Pezzuto, nuk e lejoj. Atëherë Komandanti i anijes “Vlora”, Halim Milaqi vendoste të ndryshonte drejtim, dhe pas 7 orë rrugë mbërrin në portin e Barit. Imazhet e anijes “Vlora” me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë në tokën italiane bëjnë xhiron e botës. Të rinj, burra, gra, fëmijë, familje të tëra, që të kapur pas litërëve të anijes përpiqen të zbresin në tokë, në tokën e shpresë, ëndrrës e një jete më të mirë. Mediat italiane transmetojnë non stop atë çfarë ndodhi 31 vite më parë në portin e Barit. Ishte hera e parë e një zbarkimi kaq epik emigrantësh në brigjet italiane. Imazhet e anijes “Vlora” me mijëra emigrantë shqiptarë në bord, u kthyen në simbol të emigracion në Itali e në të gjithë Evropën.
Zbarkimi në Bari, burgosja e tyre në stadiumin e qytetit kryesor puljez, kundër dëshirës së kryebashkiakut dhe kundër çdo lloj ndjenjë humaniteti; revoltat është pak a shumë e gjithë panorama ngjethëse e kësaj historie që do të mbetet e plazmuar si damka e turpit që duhet të kapërdinte imagjinativja dhe manipuluesja e atij sistemi shkatërrues identitetesh dhe vlerash.
***
Edhe sot pas 31 vitesh ne sërish vazhdojmë të ikin. Ky vend, kjo tokë, këto premtime, këto dëshira nuk po arrijnë dot ta kthejnë Shqipërinë në një vend ku, siç guxon për të ikur, pse mos të guxosh për të ndërtuar të tashmen tonë dhe ëndrrën e fëmijëve, në këtë truall ku kemi varret e të parëve, në këtë tokë që e quajmë mëmëdhe.
Askush nuk është fajtor për atë që shtyu këta mijëra njerëz të hidhen në flakët e së papriturës, 31 vite më parë, askush nuk ka pendim nëse çdo ditë, secili përpiqet me të gjitha mënyra dhe të gjitha energjitë të kërkojë të sotmen dhe të ardhmen që meriton në një vend që nuk është toka amë, në një vend që ai gjithnjë do të jetë i huaj ku do të haujtim fatin.
Në këtë ikje askush nuk e di se krahas të drejtës për të guxuar dhe shpresuar në ëndërr, po pjesëmerr në një gabim shumë të rëndë, për të cilin të gjithë jemi fajtorë dhe të gjithë viktima, në po ikim duke e lënë këtë Shqipëri të bëjnë me të çfarë të duan, atyre që çdo ditë dhe çdo moment po kontribuojnë për ta kthyer këtë tokë në tokë të mallkuar, në parajsën e së keqes, në një mundësi për t’u pasuruar.
Çdo kohë e kohës sonë do të ankorojë gjithnjë në port një Arkë të Noes, si për të na kujtuar pareshtuar fatin e keq të apokalipsit që pret të na ndëshkojë nga çasti në çast. Shpëtimi i vetëm… është ikja. Tragjike, kjo e vërtetë.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com