InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Pajtimi kombetar, falja, paqja, qytetërimi, domosdoshmëri kombetare!

23 Korrik, 2022
in Opinione
A A
Pajtimi kombetar, falja, paqja, qytetërimi, domosdoshmëri kombetare!

Nga Paulin MARKU

1.Njeriu dhe njerëzimi s’mund të jetojnë pa falje, pa dashuri, pa paqe,pa pajtim,sepse e keqja nuk mundet me të keqe ,por vetëm krijon urrejetje ,hakmarrje,gjak ,viktima dhe pasiguri për jetën.

2. Indiferentizmi, egoizmi,karrierizmi negativ, materializmi i tepërt, moskujdesi për të varfërit,dukuritë e shpifjes, përgojimit, paragjykimeve, përkrahjes dhe solidaritetit për të keqe, që fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje nxisin çdo ditë e më shumë “vrasje, hakmarrje dhe gjakmarrje”.

3. Urrejtja është djallëzore, vdekjeprurëse, vrastare, vetëvrasje, vëllavrasje, ndërsa dashuria dhe falja janë hyjnore dhe frytdhënëse,sepse “kush e urren vëllanë e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë”.

4. Njeriu i sotshëm, por sidomos ne shqiptarët, falim pak, vështirë, ,du ke u hakmarrë ,vrarë ,dhunuar njëri –tjetrin, cënuar familjen, pronën pa asnjë ndjenjë shpirtërore e njerëzore.

5. Elementi i parë është edukimi i dobët familjar, niveli i ulët personal, familjar dhe shoqëror, arbitrarizmi, ku individi vendos sipas bindjes, orientimit, përcaktimit, paragjykimit, për vetveten dhe për të tjerët .

6. Elementi i dytë është mungesa e sistemit të drejtësisë ,apo padrejtësitë e mëdhe nga drejtësia e kapur dhe e korruptuar, ku i forti ka gjithmonë të drejtë, ndërsa i dobëti, i pambrojturi, i pafajshmi gjithnjë e pëson dhe rrezikon.

7. Elementi i tretë është gara e egër për pushtet, punë, fitim, sukses me çdo kusht, ku njeriu nuk është më askush dhe asgjë, nëse nuk punon, nuk fiton, nuk ka sukses ,pushtet dhe para në krahasim me të tjerët.

8. Elementi i katërt është mungesa e besimit në Zot, i cili në vazhdimësi dhe në rite është falje, mëshirë, pajtim, përmirësim ,dhembëshuri , që ne të mësohemi dhe aftësohemi deri diku t’i përngjajmë atij, duke qenë të lumtur në falje ndaj të tjerëve.

9. Shqiptarët sot jetojmë nën ndikimin e individualizmit të tepruar, bajraktarizmit, vetëm si të them unë, çfarë thonë dhe si veprojnë të tjerët, pa pasur mundësi të jenë vetvetja, pa ndonjë orientim dhe përcaktim jetësor, duke kufizuar identitetin dhe personalitetin, orientimet, bindjet, përcaktimet, veprimet dhe jetën personale dhe familjare.

10. Falja tek ne akoma, fatkeqësisht trajtohet si dobësi, ndërsa hakmarrja dhe gjakmarrja si trimëri, si traditë e shenjtë shqiptare, si virtyt i pamohueshëm nga rrethi familjar dhe shoqëror, traditor, sipas parimit të pakuptimtë se,”gjaku nuk falet as nuk tretet kurrë”.

11. Me falje dhe pajtim ne më së miri ne i nderojmë viktimat e luftës, sepse gjaku i tyre na mundëson krjimin e ndjenjës së përbashkë të mbarë popullin tonë, si një familje e madhe, si në gëzime, ashtu edhe në pikëllime, para sfidave dhe rreziqeve që na presin në çdo hap të jetës.

Ata që falin janë “heronjtë e ditëve tona”, vertetuesit real se jeta është më e fortë se vdekja, falja më e qëndrueshme se urrejtja, dashuria dhe vëllazëria janë rruga e vetme e shpëtimit.

 

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com