Gjatë takimit të Berishës me shoqërinë civile, zhvilluar para ca ditësh, ajo që mori vëmendjen ishte juristja Enida Kaziu, e cila ka akuzuar ish-kryeministrin se është një nga fajtorët për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Në fjalën e saj, avokatja nga Durrësi ndër të tjera tha:
“… Ndjesë i nderuar Berisha por jam e bindur që jeni bashkëpërgjegjës për gjendjen ku ndodhet tashmë Shqipëria.
Sepse jam e sigurt që duke nisur nga pozita financiare e juaja, familjes suaj, kolegëve, meqë siç tha Kreshnik Spahiu Shqipëria është më e rëndësishmja, të paktën të ngriheshin struktura për të strehuar njerëzit që po hanë ushqim nga kazanët e plehrave, për ata që janë me të meta fizike, ata që po shesin veten dhe…“ .
Më pas reagoi dr. Berisha i cili pohoi se pasuria e tij është 100 mijë euro dhe ka një apartament që është 30 m2 më i madh nga se e kishte gjatë kohës së dikaturës.
Sigurisht, që pohimi i Berishës ka ngjalur dhe reagime të shumta, pasi jo të gjithë janë dakort dhe e pranojnë “sinqeritetin“ e tij.
Ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, përmes një video-mesazhi, ka reaguar ashpër, duke e ciësuar klasën politike në vend tërësisht të korruptuar dhe të zhytur në llumin e korrupsionit dhe të perversiteteve të mëdha.
Përmes një logjike të thjeshtë, Ndocaj si një njohës i mirë i realitetit ekonomik shqiptar, ka zbërthyer gjithë anaizën financiare të pohuar nga ish-kryeministri dhe ka arritur në konkluzionin se në pasuri e të kurrë nuk mund të vendoset përmes rrogave, sado që të përpiqesh të kursesh, aq më shumë kur ke parasysh faktin se jeta në Tiranë ka një kosto goxha të shtrenjtë.
Boshatisja e Shqipërisë ka ndodhur në mënyrë makabre dhe kjo është strategji e qëllimtë, pasi klasa politike që ka drejtuar vendin prej 3 dekadash, ka synuar shndërrimin e Shqipërisë në domene të familjeve që kanë qeverisur dhe tashmë ia kanë arritur duke krijuar zonat e tyre “no limits“ për qytetarët e thjeshtë.
E vetmja shpresë Shqipërisë i vjen duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë ish kryeminstrat e këtij vendi, pasi janë të zhytur në zullume të mëdha.
Ndiqni videon e plotë!










