InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku për ligjin mbi të ardhurat personale: “Vritet” shtresa e mesme!

28 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku për ligjin mbi të ardhurat personale: “Vritet” shtresa e mesme!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me ligjin mbi të ardhurat personale. Përmes një mesazhi në “Facebook” Tabaku thekson se ky ligj do të vrasë shtresën e mesme edhe më shumë.

Sipas Tabakut drafti i propozuar nga qeveria në lidhje me taksimin e profesioneve të lira që tani po bëhet edhe më i gjerë konfirmon thënien e famshme popullore “duke dashur të heqësh vetullat nxjerr sytë!”

Postimi i Tabakut:

Ligji mbi të ardhurat personale do ta vrasë shtresën e mesme edhe më shumë!

Drafti i propozuar nga qeveria në lidhje me taksimin e profesioneve të lira që tani po bëhet edhe më i gjerë konfirmon atë thënien e famshme popullore “duke dashur të heqësh vetullat nxjerr sytë!”

Për mua nuk është e habitshme pasi për vite me radhë në Kuvend kam parë se si mazhoranca socialiste ka prodhuar politika fiskale që nuk ofrojnë as barazi dhe as eficencë në raport me qytetarin dhe sipërmarrjen.

Po ta kujtojmë mazhoranca në paketën fiskale 2014 implementoi parimin e politikës fiskale progresive, e kishin si marketing karshi elektoratit dhe për t’ia shitur të huajve si një qasje ideologjike.

Për vite me radhë kanë vazhduar ta pompojnë si një ndarje ideologjike kur në fakt realiteti ishte dhe është tërësisht i ndryshëm.

Politikat fiskale të qeverisë as nuk përmbushin 5 parimet bazë të taksimit; pra nuk janë neutrale, nuk janë efiçente, nuk janë të thjeshte, efektive dhe nuk mundësojnë fleksibilitet.

Fakti që sot qeveria ka sjellë një draft që përpiqet të rregullojë problemet që ka katranosur këto 8 vite është një dëshmi e gjallë e gjithë mençurisë së politikës së saj fiskale.

Pasi tani mazhoranca po përpiqet të mbyllë hapësirat dhe mundësitë që ka krijuar nga përjashtimet populiste dhe politikat fiskale klienteliste.

Vendosja e taksës progresive ishte indicie që qeveria Rama (në fakt të gjitha) do të taksonin punën dhe do të godisnin atë shtresë të mesme që kishte investuar fort në zhvillimin e aftësive dhe dijeve të saj.

Kështu u goditën pikërisht ajo shtresë që merrte një pagesë mbi 150 mijë lekë, të cilët me plot të drejtë i dhanë vetes mundësinë të hapnin NIPT-e dhe të krijonin sipërmarrje duke vendosur në një tjetër sferë veprimi dijet e tyre.

Pastaj po e njëjta mazhorancë solli në jetë taksimin e punës së unifikuar, pra një qytetar që punon në dy punë për të mbushur të ardhurat e tij minimale do të taksohet jo për të dy rrogat e tij veç e veç por për të dy rrogat e tij sëbashku.

Çfarë prodhoi kjo? Një tjetër siklet të shtuar për shtresën e mesme që shpëtimin e pa tek krijimi i NIPT dhe hapja e një sipërmarrje.

Ndërsa mazhoranca aplikonte këtë politikë ndaj kësaj shtrese të mesme, pra politikën e ndjekjes me bukë në trajstë të tyre nga ana tjetër ofronte lehtësira të pa mendueshme për një shtresë tejet të privilegjuar.

Ligje speciale dhe lehtësira të mëdha fiskale për bizneset e kompanive që fitojnë tendera publikë dhe PPP ndërkohë që nga ana tjetër ofron taksa ekstra dhe speciale për shtresën e mesme dhe ato që punojnë dy punë.

Sikur kjo mos mjaftonte erdhëm në pikën aktuale ku edhe atyre që kanë gjetur një mënyrë për të gëzuar frytet e tyre qeveria mendon t’ua marrë përmes një takse të sajuar.

Edhe një herë propagandon taksa 0 për biznesin e vogël dhe nga ana tjetër i merr sipërmarrësve të vegjël TAP në formë takse por me një emër tjetër. E gjitha kjo sepse nuk mundet që të ofrojë barazi tek ajo që ne e shohim si oligarki politike dhe ekonomike.

Kjo politikë fiskale nëntëvjeçare ka shkatërruar në themel një nga shtresat më vitale të shoqërisë kudo në botë, shtresën e mesme.

Në të vërtetë këto ndryshime fiskale kanë zhdukur këtë shtresë të mesme që ose ka emigruar ose është rrënuar ekonomikisht dhe kanë polarizuar edhe më tej shoqërinë tonë në kuptimin ekonomik dhe social.

Arsyeja se përse sot në Shqipëri nuk ka meritokraci është dhe si pasojë e zhdukjes së kësaj shtrese të mesme si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike të qeverisë.

Të Lidhura

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026
Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026
Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026
Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

TË FUNDIT

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 15 prill 2026

15 Prill, 2026

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com