Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Manfred Weber, i cili u zgjodh sot President i Partisë Popullore Evropiane.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen e tij në këtë pikë kthese për Evropën dhe botën.
Urime Presidentit tonë të ri Manfred Weber! Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen tuaj me përvojë dhe parimore në këtë pikë përcaktuese për Evropën dhe botën!











