Vendi ynë sot do të ndikohet nga kthjellime dhe rritje temperaturash. Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, kjo do të bëjë që gjatë paradites të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët e pasdites parashikohen kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.
Duke filluar nga sot deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit. Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten nga mëngjesi dhe në mesditë në vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.











