Në takimin e dytë të KKIE, znj. Jorida Tabaku u ndal në rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar dhe adresuar cështje thelbësore mbi parakushtet dhe prioiritet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis BE dhe Shqipërisë.
Ajo u ndal në luftën kundër korrupsioni dhe rekomandimet e progress-raportit të Komisionit Europian për vitin 2021, ku ndër të tjera theksohet se Shqipëria ende nuk ka një historic të rasteve të hetimit dhe dënimit të korrupsionit, ku ky mbetet ende në nivele të larta. Poashtu mbi një kulturë të ulët mos-ndëshkueshmërie, me një numër shumë të kufizuar dënimesh. Gjithashtu në këtë kontekst sipas raporteve ndërkombëtare elemente të ndryshme lidhen dhe me prokurimin public ndaj dhe parashikon një sërë rekomandimesh të cilat lidhen me rritjen e kapaciteteve të institucioneve hetuese dhe gjykatave, por dhe rritje vullnetit politik për të mos ndërhyrje, e së fundmi tkurrjen e kulturës së mos-ndëshkimit.
Znj. Tabaku u ndal dhe mbi nevojën e rritjes së luftës ndaj korrupsionit në arritjen e rezultateve konkrete të cështjeve specifike. Ndaj për të është e rëndësishme që procesi të prodhojë rezultate të matshme dhe konkrete. Për të është thelbësore se ajo mbështetje politike që I është dhënë me votë për ngritjen e SPAKU-t në parlament të ëprkthehet në rezultate konkrete.
Ajo u ndal në tre cështje thelbësore që duhet të adresohen në këtë takim të sotëm.
Së pari, sipas znj Tabaku, “fatkeqsisht pushteti kur nuk kontrollon të sulmon. Kur ka problem, sulmohen kur hetimet shkojnë në drejtimin e duhur.” Një nga prioiritet është nevoja e ndarjes së politikës ndaj vendimarrjes së vendime gjyqësore. Nevoja për mosndërhyrje e politës në cështjet e korrupsionit. Ndaj strukturat që janë anti-korrupsion si SPAK, të luftojnë nivelet më të larta. Edhe pse dëshira juaj, referuar Ulsi Manjes, ishte të sulmohen krahu tjetër por duhet ti lëmë gjykatat të japin vendime të drejta që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Së dyti, hetimi i krimeve zgjedhore, duke iu referuar deklarime të z. Cela, janë 12 cështje që kanë shkuar në SPAK. Dy dosjet që janë përmendur në kritere dosja 184 dhe 339 duhet të jetë prioritet. Fatkeqsisht për to janë zhvilluar mbi 40 seanca që shpesh janë shndërruar si ping-pong ndërmjet gjykatave.
Së treti, fatkeqsisht Shqipëria u rikonfirmua në listen gri të pastrimit të parave, ku referuar raportit të FATF 18% pasurive në Shqipëri vijnë kanë burim drogën, 16% nga paratë kanë burim korrupsion. Këto të dhëna janë nga institucioni ndërkombëtar të cilën Shqipëria ka detyrim.
Poashtu sipas të dhënave, në vitin 2021 janë referuar 316 materiale pasurie prej të cilave vetëm 14 janë proceduar për shqyrtim dhe prej tyre vetëm 4 janë paraqitur kërkesa për sekuestro.
Cfarë po ndodh me krimin financiar? A kanë institucionet e reja të drejtësisë kapacitet për të luftuar hetimin financiar, pasuror? A kanë mjaftueshëm kapacitet ndaj luftës ndaj korrupsionit, hetimit financiar dhe pastrimin e parave? Pse Shqipëria mbetet në listen gri?
Duhet të theksojmë seprocesi Integrimi Europian është proces transformues pavarëisisht vjen a jo një datë për hapjen.
Tre janë cështjet thelbësore i) Hetimi krimi zgjedhor; ii) Hetimi i korrupsionit; dhe iii) Mbështetja e këtyre institucione e bërit punën të pavarur pa sulme politike. Ndaj është në integritetin e qeverisë për t’ia kërkuar që këto institucione të bëjnë punë e pavarur.
Drejtuar fjalës hapëse të Taulant Ballës:
Shpresoj që këto thirrje ti bëni SPAKU-t, pasi ka shumë cështje që kërkojnë hetim si Inceneratorët si krimi zgjedhor, etj
Dhe një herë përmbledhtasi ndaj z. Manja mendoni që thirrjet e fundit ndaj institucioneve të pavarura ndaj luftës së korrupsiont, nuk janë një sinjal i faktit që hetimi po shkojnë në drejtimin e duhur, që nuk i kontrolloni dot, të keni ciltërsine për ti folur dhe adresuar.
Në gjykimin tim qeveria shqiptare ka 17 institucione që lidhen në luftën ndaj korrupsionit. Një coroditje e tillë nuk ekziston asnjë dikaster tjetër. Vetë Ministri i Drejtësisë ka konflikt interesi pasi drejton një institucion në luftën ndaj korrupsionit.
Strategjia e qeverisë shqiptar me planin e integritet nuk funksionin, pasi faktet flasin se korrupsioni bëhet me ligj, me kostum dhe z. Maja ka një konflikt interesi.











