Yuri Kim: Çfarë është drejtësia? Cili është qëllimi i reformës në drejtësi? Si do jetë Shqipëria kur reforma në drejtësi të nisë zbatimin? Do ta marrim vesh kur të jetë e suksesshme kur të mos ketë magjistratë të angazhuar në sjellje të keqe. Gjithashtu konsiderohet e suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, ta quajnë prokurore këtë apo atë, të thonë që drejtësia nuk jepet kur ana ime futet në burg. Kjo nuk është drejtësi. Këto nuk janë standarde që populli kërkon. Duhet drejtësi që i besohet me sy të verbër. Të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Duhet drejtësi që është e verbër. Ligji të jetë njësoj për të gjithë. Ata që ndiqen penalisht nuk duhet të ndodhë kur nuk janë më në pushtet, apo se janë të varfër. Nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës. Drejtësia ka standarde. Kërkesat e BE janë të qarta. Veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e kanë të qartë se mbështetja e SHBA është më e fortë se kurrë. Po aq të qarta janë dhe pritjet e njerëzve. Ju nxis që të veproni që të mos zhgënjeni. Krijoni një drejtësi që është me të vërtetë e verbër dhe e drejtë. Faleminderit shumë dhe shpresoj që të kem qenë e qartë.










