Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim sot me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ka publikuar detaje nga takimi dhe jep mesazhin se SHBA pret që si PD dhe Shqipëria vetëm të forcohen.
Yuri Kim: Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe drejtuesit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm do të forcohen. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!











