Po vijmë kështu ngadalë drejt një jave tjetër. Reshjet e shiut e të dëborës në zonat malore do të jenë prezente përkohësisht gjatë ditës së hënë.
Përmirësimi i motit do të vijë në mesjavë kur do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell. Ditën e enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi mesatare ndërsa gjatë ditës së enjte edhe e vrullshme përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.
