Osman Stafa
Rama e ka treguar që është mjeshtri i prishjes së protestive. E ka vërtetuar këtë tek protesta e fortë e studentëve, po e tenton edhe tani.
Për këtë duhet të jemi të qartë, ndryshe nëse Rama na mbyt me një gotë ujë, vaj halli, ky milet nuk bëhet më.
Paketa e Rezistencës Sociale është 80% mashtrim, sepse janë zëra të parashikuar në buxhetin e shtetit.
Protesta Pro-Ruse? A e beson kush këtë? Pra Rusia po proteston në Shqipëri se pse po rriten çmimet dhe kërkon të mbrojë popullin shqiptar? C’idiotsi prej një kryeministri!
Komunikimi publik i KM dhe sejmenëvë të tij, është përqëndruar vetëm tek protesta pro ruse, dhe kundër ukrainës.
Por çmimi i naftës në Shqipëri nisi të rritej që prej shtatorit, çmimet që prej nëntorit, ndërkohë ne jemi në ditën e 20-të të agresionit rus mbi Ukrainën.
Pse nuk publikohet hetimi i Autoritet të Konkurencës, për t’I bërë të ditur publikut se çfarë ndodhi me çmimet e hidrokarbureve dhe të ushqimeve?
A do të ulen çmimet e ushqimeve tani me uljen e naftës?
Turp është të vjedhësh, të abuzosh, jo të protestosh, se vaj halli po zgjati lufta në Ukrainë, me vite. i bië që mos të protestojmë, të ulim kokat, të pranojmë çdo taksë, shtrenjtim që thotë KM, dhe të mos flasim.
Kështu jo, kështu që në 17.00 tek Kryeministria!











