Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve që po zhvillohet në selinë e PD, disa nga kryetarët e degëve kanë shprehur mbështetjen për kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar atij të mos japë dorëheqjen.
Kreu i PD në Kuçovë, Ilir Koçia tha se Basha nuk duhet të largohet derisa të gjendet një zgjidhje për Partinë Demokratike. Në mbështetje të Bashës dolën edhe Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika dhe kryetari i degës së Librazhdit, Bujar Vreto.
Ilir Koçia: I kuptoj ata që kërkojnë të ikin PD në këtë moment kaq te vështirë për PD, pa ofruar asnjë zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grup parlamentare nuk e çon neper mend që të vijë Berisha, por si do ta bashkojmë partinë? Kjo është pyetja sot. Si të iki Lulzim Basha dhe ta lërë PD në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën, nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me as me ata. Ka njerëz qe kane qene ne mes te dy palëve, ka njerëz qe mund të ndihmojnë ne këtë moment për të gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me Ramën. Pa gjetur me parë zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bëjë më keq situatën në PD
Gjergji Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barrë të brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet të fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakrod për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.
Bujar Vreto kryetar i Librazhdit: Duhet të bëjmë një platformë përbashkuese, duke u distancuar nga hajdutët e periudhës 2005-2013. Mblidhni Këshillin Kombëtar, ndoshta edhe Kuvendin në prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen në këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.











